Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit evropian Oliver Varhelyi: Miratoni Marrëveshjen e 5 qershorit

367
Sigal

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar për rimbledhjen e Këshillit Politik të hënën për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave.

Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe të votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE” – shkruan ai në Twitter.