Bllokuan ‘Rrugën e Kombit’, protestuan për dëmtimin e rrugës së fshatit, nën hetim tetë banorë

215
Sigal

Banorët e Mirditës të cilët protestuan për dëmtimin e rrugës së fshatit janë vënë nën hetim nga policia.

Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës ,Mirditë.

Ditën e djeshme dolën në protestë banorët e tre fshatrave në Mirditë dhe kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”. Ata janë shprehur se për të ndërtuar ujësjellësin që u çon ujë 10 familjeve që janë me PS-në, janë bllokuar tre fshatrat.

Me makina dhe vetë në rrugë, banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Velë, bllokuan për disa minuta “Rrugën e Kombit”.