VIDEO/ Japonia tronditet nga tërmeti 6.4 ballë

11
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh ka goditur bregun perëndimor të ishullit japonez, Shikoku.

Pas goditjes nuk ka pasur një raportim për të lënduar apo viktima, ndërsa nuk pritet të ketë as një goditje nga cunami pavarësisht se epiqendra ishte pranë detit.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku. Tronditja sizmike u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.