U largua nga Reali, Ronaldo përshëndet Marcelon: Vëllai që më dha futbolli!

Cristiano Ronaldo i dërgoi një mesazh emocionues ish-bashkëlojtarit të tij te Real, Marcelos, i cili u largua nga Klubi Mbretëror pas 15 vitesh.

Portugezi ka qenë gjithmonë në një marrëdhënie të shkëlqyer me mbrojtësin e majtë brazilian dhe në mesazhin e tij të lamtumirës tha:

Sigal

“Më shumë se një shok skuadre, vëllai që më dha futbolli. Në fushë dhe jashtë saj, një nga yjet më të mëdhenj me të cilin kam pasur kënaqësinë të ndaj dhomat e zhveshjes”, ka shkruar Ronaldo duke i uruar fat Marselos.