Publikohen formacionet zyrtare të Milan-Spezia, Manaj sfidon kuqezinjtë

212
Sigal

Milani do të presë në shtëpi Spezian, ku do të kërkojë fitoren e radhës dhe të marrë sërish kreun e Serisë A.

Ndalesa e djeshme e Interit në atë barazim pa gola me Atalantën, është një bonus për skuadrën e Piolit.

Milani e sheh veten vetëm dy pikë larg rivalëve të tyre dhe një fitore mundshme sot do t’i kalonte ata në krye të tabelës përkohësisht.

Gjithsesi Milani vjen në këtë sfidë me shumë mungesa të rëndësishme në formacion, por ky nuk duhet të shërbejë si justifikim për Piolin, i cili ka përballë Spezian e Rei Manaj, që lufton për të mbijetuar edhe një vit në Seria A.

Sulmuesi shqiptar do të startojë sot si titullar që nga minuta e parë dhe do të jetë një kërcënim për mbrojtjen e “dëmtuar” të Milanit.

Image