Noizy tregon të vërtetën e marrëdhënies me Bora Zemanin dhe si u gjend në festën e ditëlindjes

193
Sigal

Reperi i njohur Noizy ishte pjesë e një feste ditëlindje, ku ishte e pranishme edhe Bora Zemani.

Prezantuesja ishte e ftuar nga mikja e saj, por rastisi që edhe vete ajo kishte po atë ditë 30 vjetorin e lindjes.

Një video e dyshes ku i buzëqeshin njëri-tjetrit u bë virale dhe u aludua për një romancë mes tyre.

Teksa Bora Zemani qëndroi e heshtur duke vendosur të mos u përgjigjet thashethemeve, Noizy vendosi të japë një shpjegim mbi marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste, reperi premtoi se mes tyre s’ka asgjë, duke theksuar se Bora Zemani është thjesht një shoqe e tij.

Ai tregoi se ishte motra e tij që i kërkoi të performonte, pasi festa e ditëlindjes ishte e një shoqe të saj dhe sipas reperit me prezantuesen u takuan atje.

“Jo, premtoj që s’kam asgjë. Është thjesht një shoqe, nuk e dija që ishte edhe e datëlindja e Borës atë ditë. Ishte e një shoqe të saj, e cila kishte kontaktuar motrën time. Motra më tha ‘të lutem bëje për mua, se e kam shoqe”. Kur shkova atje, në të njëjtën natë e kishte edhe Bora”, tha Noizy.

I pyetur çfarë do të bënte nëse do jetonte në të njëjtën shtëpi me Beatrix Ramosaj, ai u përgjigj: “Do mundohesha t’i bëja dhe unë një performancë private, siç ka bërë ajo për mua.”

reperi nuk shpjegoi se ç’nënkuptonte me këtë deklaratë për këngëtaren, por kujtojmë që Beatrix Ramosaj është mike me shoqen e tij të ngushtë, Oriola Marashin.

Këngëtarja ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip ku po përjeton një histori dashurie me aktorin, Donald Veshaj.