FOTO/ Kaos te PSG, Neymar pëlqen komentet negative ndaj Mbappe dhe klubit

71
Sigal

PSG triumfoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 5-2 ndaj Montpellier, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligue 1. Mirëpo rezultati i ndeshjes u la në hije nga konfirmimi i marrëdhënieve të këqija mes brazilianit Neymar dhe francezit Kylian Mbappe, të cilat janë dukshëm të padurueshme.

Konkretisht, në minutën e 23-të, gjyqtari Willy Delajod akordoi penallti për PSG-në, të cilën Mbappe e humbi, dhe njëzet minuta më vonë, Neymar realizoi goditjen e dytë të dhënë nga pika e bardhë për 2-0.

Ndonëse të dy shënuan edhe nga një gol deri në fund të ndeshjes, duket se Neymar nuk është i kënaqur që u zgjodh vetëm si opsion i dytë për ekzekutimin e penalltive.

Pas ndeshjes, braziliani ka pëlqyer postimet në rrjetin social Twitter ku kritikohet Mbappe, pra statusi që ka me trajnerin e PSG-së, Christophe Galtier.

“Sot (dje) në ndeshjen e PSG-së, Neymar shënoi dhe (përsëri) poshtëroi portierin nga penalltia. Mbappe, nga ana tjetër, gjuajti keq dhe humbi. Pas ndeshjes, trajneri e shpalli Mbappe sulmuesin kryesor të sezonit të skuadrës. Absurde !”, shkruhej në postimin e parë që ka pëlqyer Neymar dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në postimin e radhës:

“Është zyrtare, Mbappe është ai që ekzekuton penalltitë te PSG. Është e qartë se është çështje kontrate sepse në asnjë klub në botë që ka Neymar, nuk do të ishte lojtari i dytë. Në asnjë! Duket se për shkak të vazhdimin e kontratës së Mbappes u bë pronar i PSG-së!”

Kujtojmë, Mbappe ishte në prag të kalimit te Real Madridi disa muaj më parë, por në fund ndryshoi mendje pasi klubi francez i ofroi kushte të pabesueshme.