Blero Muharremi thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth ndarjes nga Afrona Dika

187
Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka folur rreth lajmeve që kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit mbi ndarjen e tij nga Afrona Dika.

Sigal

Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero i ftuar në “Shqipëria Live”.

Image

Deklarata e tij vjen një ditë pasi u vu re se ai dhe Afrona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. Dyshja fillimisht fshiu vetëm fotot e përbashkëta por vijoi të ndiqej në këtë rrjet sociale. Para disa ditësh, këngëtari ishte në Zvicër ku pati dyshime se mund të jetë takuar me Afronën dhe sqaruar. Por, pas këtij veprimi nuk ka më vend për dyshime.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh.

Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Image