Dalin emrat e dy bosëve shqiptarë në Peru, kush janë “Barbas” dhe “Pelado”, hynë si turistë, transportonin kokainë drejt Holandës

189
Sigal

Policia peruane ka identifikuar dy shtetasit shqiptarë që drejtonin trafikun e drogës nga Peruja drejt Holandës, të cilëve iu kap një ngarkesë prej 2.2 tonësh kokainë.

Artikulli i mediave peruane:
Dy përfaqësues të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimin ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë thembra që do të kishte si destinacion Holandën.

Ata janë shtetasit shqiptarë Malo Franc dhe Meta Gentjan, të identifikuar me kartat e identitetit të të huajve, përkatësisht nr.RR9006443 dhe 096556724, sipas hetimeve. Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgimin e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.