Përfshihet nga flakët servisi në Vorë, digjet kamioni, shkak i zjarrit dyshohet…

Një servis është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vorë. Për pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

NOA

Njoftimi i policisë

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.