Tjetër aksident, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në Kardhiq-Delvinë

87
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Zenelaj.

Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka pasoja në jetë njerëzish, por vetëm të lënduar lehtë dhe dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.