Sigal

Partizani, Luftëtari, Teuta dhe Skënderbeu rikonfirmojnë ambiciet për Kupën e Republikës.

Asnjë “bllof” në takimet e para të Turit II të Kupës së Republikës. Ashtu sikundër edhe ishin bërë parashikimet ekipet e “rënda” përpos konfirmimit të fitoreve në fushat kundërshtare kanë shpalosur edhe ambiciet për fitimin e këtij trofeu. Edhe pse këtij turi i mungojnë edhe ndeshjet e dyta, informalisht gjysmat e ekipeve çerekfinaliste tashmë e kanë nënshkruar kualifikimin që me ndeshjet e para. Kështu përveç kualitetit dhe diferencës që ekipet e Partizanit Skënderbeut, Luftëtarit, Teutës demonstruan me respektivët e tyre Kastrioti, Besëlidhja,Egnatia dhe Lushnja janë edhe rezultatet e takimeve të para nuk lejojnë ekuivoke për të menduar ndryshe. E ndërsa në grupin A Partizani dhe Skënderbeu i mbyllën “ llogaritë” të martën me ato fitore në transfertë Kastrioti-Partizani 2-4 dhe Besëlidhja-Skënderbeu 1-2 , të njëjtën gjë ka bërë edhe Luftëtari ditën e djeshme teksa me atë fitore 0-3 në Rrogozhinë nuk lë asnjë shpresë që të ndodhi ndryshe veç kualifikimit të gjirokastritëve. Nga ana tjetër Lika i Vllaznisë edhe pse fitoi takimin e parë me Kamzën tregohet modestë teksa nuk e fut Kupën e Republikës në objektivat e ekipit. Gjithsesi populli thotë “Oreksi vjen duke ngrënë” dhe Vllaznia e ka këtë oreks në traditës po pse jo edhe në kualitet. Rikthimi i Vllaznisë është jo vetëm në dobi të Shkodrës, por edhe të futbollit vendas. Ky ka qenë një nga takimet e javës që ka pasur “komoditetin” që të jetë jashtë ndikimit të baltës, pasi fusha sportive “Reshit Rusi” është me tapet sintetik. Në grupin B, situatë është edhe më interesante, përveç Teutës që shpartalloi Lushnjen në “shtëpinë” e saj me atë 1-3, takimet e tjera janë në balotazh. Ashtu sikundër e kishim parashikuar një nga takimet më interesante ishte ai Bylis- Laçi 2-0. Është një rezultat intrigues që ndoshta më shumë favorizon ballshiotët, por laçianët janë “ujqër” të vjetër për këto evente.

Ka vite që pragmatizmi i presidentit Laska ka ditur të penetrojë jo vetëm deri në finale, por edhe në fitimin e këtij trofeu që të çon në Evropa Legue dhe rrjedhimisht të fut jo pak para në arkat e klubit. Fierakët e Apolonisë kanë korrur një fitore morali dhe, pse jo edhe një fitore shprese me kukësianët e trajnerit Cungu teksa i kanë mundur këta 2-1 në takimin e luajtur në stadiumin e tyre. Gjithsesi, edhe pse kualifikimi mundet të jetë një mision i pamundur ata kanë tentuar në një ndeshje të luajtur fort dhe si të barabartë me gjigantët e superiores.