Sigal

Martesa e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth shkaktoi shumë zhurmë sepse u zhvillua e gjitha në fshehtësi të plotë dhe ngjalli kureshtjen e gjithë adhurueseve të këngëtares.

Mediat e huaja kanë raportuar se 26-vjeçarja nuk kishte ndërmend të martohej sepse ishte e lumtur me statusin e saj si e fejuar.

Por pas ceremonisë së martesës që u zhvillua pak kohë më parë, Miley është shprehur se ajo çfarë ka mësuar nga prindërit e saj është se askush nuk qëndron i njëjti dhe se vendimi i çiftit për të krijuar një familje ishte shumë spontan.

Edhe pse e kanë menduar shumë atë pjesë, burime të afërta pranë çiftit sipas ‘Eonline’, tregojnë se ata kanë shumë dëshirë të kenë një fëmijë, megjithatë kanë vendosur mos të ushtrojnë presion në marrëdhënien në çift dhe ja kanë lënë kohës çdo gjë.