Trajneri i ri i Barcelonës zbarkon në aeroport, gati firma me katalanasit

261
Sigal

Trajneri i Barcelonës Quique Setien është thuajse i shkarkuar pas turpërimit 8-2 nga Bayerni. Drejtuesit e skuadrës katalanase duket se e kanë gjetur shumë shpejt strategun e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Ronald Koeaman, i cili pritet që të jetë zëvendësuesi i tij. Mediat spanjolle kanë kapur momentin e mbërritjes së tij në Aeroportin e Barcelonës.

Edhe pse asgjë ende s’ka zyrtare, ky është një sinjal që holandez mund të ulet në stolin e skuadrës katalanase.