Tottenham refuzon ofertën e Bayernit për Harry Kane

70
Sigal

Harry Kane është objektivi kryesor i Bayernit për repartin ofensivë.

Sulmuesi anglez është prioritet i bavarezëve për sulmin, por oferta e parë e tyre është refuzuar nga Tottenham Hotspur.

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se Bayerni ka dorëzuar një ofertë zyrtare për lojtarin, ofertë që është hedhur poshtë nga Spurs.

“Bayern ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Harry Kane. Tarifa fikse afër 70 milionë euro plus bonuset. Nuk është e mjaftueshme për ta bindur Tottenhamin dhe u refuzua”.

“Propozimi zyrtar është dërguar sot, dhe Spurs nuk do ta pranojë atë lloj tarife për Kane”, ka shkruar Romano.

Dëshira e anglezit është që ta vazhdoj karrierën në Allianz Arena dhe thuhet se ai ka një marrëveshje paraprake me bavarezët.

Në anën tjetër Spurs synojnë që nga shitja e kapitenit të tyre të fitojnë rreth 100 milionë euro, ku interesim ka shprehur edhe Real Madrid.

29-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare me Tottenhamin, ku e ka mbyllur me 32 gola dhe pesë asistime.