Tension para derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë(VIDEO)

827
Sigal

Tirana dhe Partizani do të përballen në orën 19:00 në dërbin e kryeqytetit. Një sfidë tepër e rëndësishme që pritet të prodhojë emocione të jashtëzakonshme, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të tifozëve që do të jenë në stadium.

Futja e sportdashësve në shkallët e stadiumit ka filluar 2 orë para startit të sfidës, teksa nuk kanë munguar përplasjet mes tifozëve bardheblu dhe forcave të policisë, në hyrje të stadiumit. Në videon e siguruar nga “Ora News”, shihet që tifozët kanë hedhur shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policisë si dhe kanë munguar sharrjet në kor.