Supergoli i Mazrekajt nuk mjafton për të fituar kundër Tiranës, Vllaznia e Bradariç rikthehet në kryesim

197
Sigal

Vllaznia ka arritur të gjejë fitore pas disa ndeshje humbjesh dhe barazimesh. Kuqeblutë të Shkodrës kanë mundur një rival të fortë si Kastrioti, me rezultatin minimal 1 me 0. Goli i fitores ka ardhur në minutën e fundit nga sulmuesi Ardit Hoxha në të 92-tën. Sulmuesi shënon me kokë pas një goditje këndi.

Vllaznia merr edhe vendin e parë në klasifikimin e kampionatit dhe kjo falë fitores së Tirana arriti ndaj Laçit. Bardheblutë, më të freskët fizikisht dhe shumë kërkues, ndëshkuan Laçin fillimisht me Çelhakën dhe më pas e pësuan nga këndi prej Mazrekajt.

Laçi nuk shënoi dot me Shehun, kurse nga ana tjetër Ismajgeci nuk fali me një goditje me të majtën. Kurbinasit tentuan të barazojnë dhe rrezikuan me Mazrekajn dhe Markun, por Lika ishte shpëtimtar për Tiranën. Në fund Seferi mund të shënonte edhe golin e tretë.

Në Ballsh Bylisi nuk e fali Kukësin, duke e mundur falë dy golave të shënuar me anë të Edison Ndrecës. Për verilindorët golin e vetëm e shënoi Numan Kurdic. Fitore e rëndësishme edhe për Skënderbeun, që mundi rivalët e Apolonisë.

Goli i Mazrekajt 1-1 :

 

Goli i Ismajgecit 1-2 :

 

Kategoria Superiore – Java 25

Laçi-Tirana 1-2
Shënues: Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′, Ismajgeci 78′

Apolonia-Skënderbeu 1-2
Shënues: Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi (pen.) 92′

Kastrioti-Vllaznia 0-1
Shënues: Hoxhaj 92′

Bylisi-Kukësi 2-1
Shënues: Ndreca 15′, 45′ / Kurdic 53′