Vendimi i CAS/Ja cfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

427
Shqipëria shpallet fituesja e ndeshjes së Euro 2016, e lënë përgjysmë në Serbi, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila përmbysi rezultatin e organit qeverisës për Evropën, UEFA-s.
Gjykata konfirmoi sot se Shqipëria është përgjegjëse për dronin që fluturonte mbi stadiumin e Beogradit me posterin nacionalist, por që ajo nuk ka refuzuar që të kthehet në lojë pas ndalimit të lojës nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e datës 14 tetor, 2014.
Si rezultat i fitores, Shqipëria, në grupin I ka tashmë 10 pikë, e ndjekur nga ish-vendi i dytë, Danimarka dhe dy skuadra të tjera. Serbia zbret në vendin e fundit me minus dy pikë. Serbia dhe Shqipëria do të luajnë përsëri më 8 tetor 2015, në fushën e kësaj të fundit.
ANSA – CAS-i hedh poshtë vendimet e mëparshme të UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2016, duke ia dhënë fitoren kombëtares së Tiranës.
Fillimisht, UEFA ia kishte dhënë fitoren Serbisë për 3-0. Ndeshja u ndërpre pas incidenteve të rënda. Shqiptarët e pritën me ovacione vendimin e CAS-it.
AFP – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi sot apelin e Serbisë duke shpallur humbjen aforfe të saj kundër Shqipërisë me rezultatin 0-3, pas incidenteve gjatë ndeshjes për Euro-2016 në futboll, luajtur tetorin e kaluar në Beograd.
CAS-i pranoi pjesërisht apelin e Federatës Shqiptare të Futbollit duke vlerësuar se mosfillimii ndeshjes ishte për faj të ekipit serb. Grupi dominohet tani nga Portugalia e ndjekur nga Shqipëria.
MIA – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar zyrtarisht vendimin përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar me 14 tetor në Beograd.
CAS-i ka njoftuar se ka pranuar dy ankesa nga të dy federatat, ajo e Serbisë dhe Shqipërisë, pas vendimit që është marrë me 23 nëntor, ku Serbisë iu morën tri pikë për shkak të organizimit të dobët, ndërsa Shqipëria humbi tri pikë për shkak të nisjes së incidentit, ku droni u paraqit në fushë me një flamur me simbole shqiptare.
Mirëpo, CAS-i vlerëson krejt ndryshe, duke cilësuar Serbinë si fajtore për incidentin e ndodhur, ku kishte dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga lojtarët dhe tifozët të cilët hynë në fushë.
Sigal