Alkool, seks e drogë mes mijëra adoleshentëve në plazh, banorët lajmërojnë policinë

466
Më shumë se 5500 adoleshentë zbarkuan në një plazh të Skocisë, ku shumë prej tyre, grindeshin, pinin alkool dhe drogë.
Dhjetra familje u detyruan të largohen nga plazhi në Ayshire të Skocisë, pasi një grup i madh të rinjsh zunë vend me droga të klasit A dhe alkool.
Disa djem pa bluza u tërhoqën me forcë nga policia ndërsa u kapën duke konsumuar kokainë.
Banorë të zonës gjithashtu raportuan se shumë nga adoloshentë po kryenin marrëdhënie seksuale nëpër shkurre.
Shumë adoleshentë u arrestuan ndërsa banorët e zonës thanë se kjo ishte një tip feste e dalë komplet jashtë kontrolli.
Sigal