Aldi Fusha: Çdo mjegull mbi procesin e votimit, ndihmon klikën në fuqi!

223
Sigal

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Aldi Fusha shprehet se kur mbeten edhe rreth 1 muaj nga dita e zgjedhjeve, qytetarët ende nuk dinë sesi do të votojmë në 25 prill.

Fusha shprehet se mungesa e informacionit nga institucionet për procesin e votimit, mund të sjellë që shumë vota të shpallen të pavlefshme.


Postimi i tij i plotë:

Çdo mjegull mbi procesin e votimit, ndihmon klikën në fuqi!
Miqtë e mi, ka mbetur edhe 1 muaj nga dita e zgjedhjeve dhe era e ndryshimit po ndihet kudo. Ajo që shihej dikur me dyshim, sot është realitet. Rotacioni politik do të ndodhë dhe bashkë me të edhe fundi i kleptokracisë dhe përmirësimi i jetesës për çdo qytetar.
Sot, dua të ndalem pak tek procesi në vetvete. Është e pafalshme që kur ka mbetur diçka më shumë se 30 ditë nga 25 prilli, shqiptarët nuk e dinë ende se si do të votohet. Nuk kemi ende një model të fletës së votimit.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor që solli mënyrën e votimit nominal për çdo kandidat përveç partisë, ka nevojë për shpjegime të qarta e të detajuara. Rreziku që të kemi një numër masiv votash të pavlefshme është gjithnjë e më real. Në këtë situatë kaosi, nxis organet e ngarkuara nga Kushtetuta për administrimin e zgjedhjeve të zgjohen nga gjumi. Nevojitet një fushatë intensive informimi! Çdo mjegull mbi procesin, i shërben klikës në fuqi.