Suksesi me përmbysje, trajneri i Tiranës: Jemi gjithmonë pretendent, na duhet të jemi të fokusuar

39
Sigal

Tekniku i Tiranës, Jul Ahmataj dha mendimin e tij pas fitores 3-2 me Kukësin.

Fitore e rëndësishme në fund, Tirana mund ta zgjidhte më lehtë?

Ndeshjet kanë intrigat e veta. Tiranës i duhej kjo fitore për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes. Tiranës i duhet ky shpirt gare. Fitore e vështirë. Më bëri përshtypje kontrolli i topit dhe pastaj vetëm episodet dhanë një fitore. Duhet më shumë përqëndrim që dhe në momentet që flisni, lojtarët nuk duhet të heqin dorë nga qarkullimi i topit.

A mendon se kjo Tiranë është në valle për final 4?

Kjo nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Përveç ngërçit psikologjik, kemi vuajtur dëmtimet. Sot e patëm arsenalin e plotë.

A mendon që Patrick ndryshoi mesfushën?

Patrick është i lirshëm kur luan dhe pa presion, nuk i kërkohet përgjegjësi. Të tjerët bëjnë gabime shumë të thjeshta.

Do tentojë Tirana të paktën të rrëzojë 1 nga 2 vendet e para?       

Tirana gjithmonë do jetë pretendente, siç ka qenë dhe kështu do mundohet.