Sokol Bulku: Kampionati është në rrugë të “komplikuar”, luhet për gjithçka

INTERVISTA/ Ish-futbollisti i Tiranës e Partizanit, Sokol Bulku, si specialist futbolli e vlerëson garën të fortë

Agron KAJA

NOA

Si do ta komentonit ju situatën e skuadrave pas ndeshjeve të javës së 28-të të Superiores?

Situata pas ndeshjeve të javës së 28-të të Superiores, mendoj se është e nexehtë. Sepse ka luftë në të gjitha drejtimet: për zonën “ Final 4”, për një vend në mesin e tabelës, dhe për mbijetesë. Kjo e bën garën edhe më konikuruese,, nuk ka tolerime.

Duke qënë se renditja nuk ka lëvizje të pa ndjeshme, cili është shpjegimi juaj teknik?

Të tilla lëvizje ishin të pritshme në këtë javë që u mbyll, ndërsa Dinamo është jashtë pritshmërive. Edhe Flamurtari është në këtë rrugë, sepse humbja me Elbasanin nuk e nxorri nga kriza. Barazimi i Egnatia-Vllaznia 0-0 ishte një i pritshëm.

Në dy ndeshje të javës së 28-të kishte edhe elementë të dhunës në stadium e jashtë tyre, çfarë tregon ky fakt për futbollin?

Edhe pse kanë qënë raste të veçuara, them se duhet treguar kujdes. Sepse presioni ndihet shumë dhe këtu i referohem Flamurtarit, dhe kur ndodh në ambientet e brëndshme, këto duhet ndalur. Por që në ndeshjet e radhës besoj se do ketë reflektim nga klubi.

Dje ka nisur ndeshjet e saj java e 29-të, çfarë shpreh më shumë rezultati në sfidën AF Elbasani-Egnatia?

Dënimet te Egnatia sikur nuk u ndjenë në fushën e lojës. Ishte një ndeshje ku më shumë mbizotëroi psikologjia, kjo edhe nga kartonët, apo edhe episode të tjera. Egnatia tregoi se ka elementë për ta vazhduar denjësisht garën, ndërsa Elbasani tregoi se është ekip me dritëhije nga ndeshja në ndeshje.

Ndërkohë, sot dhe nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 29-të, keni një kryendeshje?

Të treja ndeshjet e ditës së shtunë janë shumë të forta. Teuta-Partizani është finale e vogël për durrsakët për “Final 4”. Vllaznia-Dinamo luhet për kryesim dhe “Final 4”, Të dielën Tirana-Vora një sfidë që do ti afrojë, ose do ti largojë nga objektivat.

Pikët ju duhen të gjitha skuadrave, cilat mendoni ju se i kanë më të domosdoshme, kreu-mesi-mbijetesa?

Për deri sa ekipet e kreut vazhdojnë të jenë në ritëm, e po kështu në pjesët e tjera, të gjithave bashkë u duhen pikët. Siecila skuadër në këtë periudhë luan vetëm për pikët, sepse në këtë fazë krijohet edhe renditja më e mirë për të gjitha.

Futbolli në Shqipëri do ndalet dy javë, si mund ta shfrytëzojnë skuadrat këtë hapësirë pa ndeshje zyrtare?

Duke ditur se po vjen fundi i kampionatit, dhe pas kombëtares kampionati do ngjeshet, skuadrat kanë nevojë për një shlodhje nga ana psikologjike. Sepse gara është shumë kokurruese dhe ka presion tek të gjitha skuadrat. Ky është muaji vendimtar.

Kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në mbylljen e kampionatit, ku mendoni se gara do të jetë më e vështirë?

Për katër skuadrat e para mendoj se do ketë vështirësi, sepse më pas do jetë përcaktuar trendi I tyre në katërshen e renditjes. Ndërkohë që për skuadrat të cilat kërkojnë mbijetesën, gjithçka do varet në ndeshjet direkte mes tyre.

Në këtë këndvështrim specialist futbolli, si mund ta formatoni një renditje pas javës së 36-të?

Unë mendoj: AF Elbasani, Vllaznia, Egnatia, Partizani, Dinamo, Teuta, Tirana, Vora, Bylis dhe Flamurtari. Kjo për arsye se ecuria e skuadrave në këto javët e fundit të sjell në këtë logjikë. Njëherësh edhe ndeshjet e direkte që do kenë mes tyre.

Egnatia e “sakatosur” nga dënimet, i merr pikën AF Elbasanit

Nisur nga dënimet që Komisioni i Displinës në FSHF i kishte dhënë disa drejtuesve e lojtarëve të Egnatias, u mendua se dje do ishte një fitore e sigurt për AF Elbasanin. Por në fushë loja u luajt si e barabartë, me raste të shumta të shpërdoruara, me kartonë të kuq dhe me episode nga shkallët e stadiumit. Kështu trokiti java e 29-të, ku Egnatia e “sakatosur” nga dënimet i merr pikën AF Elbasanit, i cili merr kryesimin provizor të tabelës së renditjes.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026       

Ndeshjet-Java 29

E premte, 20 mars 2026

AF Elbasani-Egnatia               0-0

E shtunë, 21 mars 2026

Bylis-Flamurtari                      15:00

Teuta-Partizani                        18:00

Vllaznia-Dinamo City 18:00

E dielë, 22 mars 2026

Tirana-Vora                             15:00

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.AF Elbasani              29        53

2.Vllaznia                    28        52

3.Egnatia                     29        51

4.Partizani                   28        43

5.Dinamo City             28        39

6.Teuta                        28        37

7.Bylis                         28        27

8.Vora                         28        27

9.Tirana                       28        24

10.Flamurtari               28        24

Ndeshjet sot, luhet për mbijetesë dhe “Final 4”

Java e 29-të e Abissnet Superiores vazhdon sot me tre ndeshje, ndërsa nesër mbyllet me sfidën për mbijetesë Tirana-Vora. Në ndeshjet e sotme, Bylis-Flamurtari do të rritë ose zvogëlojë shancet e skuadrës vlonjate për mbijetesë. Në dy ndeshjet e tjera luhet për “Final 4” dhe mesin e tabelës. Teuta-Partizani është njëra prej tyre me aromë “Final 4”, kryesisht për skuadrën durrsake. Ndërsa në Shkodër vendoset si për kryesimin nga Vllaznia, ashtu edhe për Dinamon për të shpresuar afrimin në zonën e katër kryesuesve. Sy e veshë nuk do jenë vetëm në të tre stadiumet sot, por edhe të dielën në “derbi”-n e ri të kryeqytetit, Tirana-Vora. Të dyja këto skuadra janë në ethet e mbijetesës. Të gjitha janë ndeshje delikate.

FAZA “FINAL 4”

Skema e ndeshjeve

Datë 16 maj 2026

Vendi 1me Vendi 4     19:00

Datë 17 maj 2026

Vendi 2me Vendi 3     19:00

Datë 23 maj 2026

Vendi 1me Vendi 3     19:00

Datë 24 maj 2026

Vendi 2me Vendi 4     19:00

Datë 29 maj 2026

Vendi 3me Vendi 4     19:00

Datë 31 maj 2026

Vendi 1me Vendi 2     19:00