Shtohen dyshimet mbi vdekjen e Maradonës, dalin 3 të dyshuar të tjerë

177
Sigal

Dyshimet mbi një vdekjen e qëllimshme të Diego Maradonës shtohen, ashtu sikurse edhe numri i personave që po hetohen.

Pas mjekut Leopoldo Luke dhe psikiatres Agustina Kosaçov, prokuroria ka futur në listë edhe psikologun Karlos Diaz, por edhe Rikardo Almironin e Dahiana Gizela Madrid, dy infermierët që jetonin 24 orë në 24 në shtëpinë e “Pibe D’Oros”.

Nëse Diaz hetohet për faktin që nuk ka raportuar saktë gjendjen e Maradonës në dy muajt e fundit të jetës, Almiron e Madrid kanë ndryshuar versionin e tyre në gjykatë, duke përgënjeshtruar se e kishin vizituar Diegon në orën 9:30 të mëngjesit, kur ai ndërroi jetë, por vetëm mesnatën e një dite përpara.