Flet Galliani: Rikthimi te Milani do ishte romantik

480
Sigal

Adriano Galliani e ka thyer rregullin për të folur për klubin që ka punuar për shumë vite. Ish-drejtuesit i njohur i Milanit ka folur për situatën e kuqezinjve, duke lënë të kuptohet se do i pëlqente një rikthim.

“Unë jam, një tifoz i Milanit, ndaj dhe do të ishte romantike nëse do të rikthehesha. Sidoqoftë ekipet e tjera po e rrisin futbollin italian, siç bëri Cristiano Ronaldo. Me Zlatanin jam i lidhur, pasi në ato dy vite kemi fituar një kampionat dhe një Superkupë Italie. Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se e ngre nivelin e kampionatit ardhja e tij. Besoj se operacioni Cristiano Ronaldo i bëri mirë kampionatit italian dhe Ibra do i bënte gjithashtu.

Monza? Kemi një ekip të bërë tashmë. Nuk do të bëjmë shumë ndryshime në janar. Ëndrra jonë është që të ngjitemi në Seria B dhe më pas do të vendosim objektiva të reja. Kemi pasur rënie të performancës, por jo në aspektin e lojës”, deklaroi Galliani.