Rekordi evropian i Ogres Shehit, portieri i tretë në renditjen e UEFA-s

635
Në këto suksese evropiane të Skënderbeut, legjenda evropiane e portës është 41 vjeçari durrsak, Orges Shehi, i cili e meriton një vend në “odën” e më të mirëve. Tashmë ai regjistron 54 ndeshje në Kupat e Evropës, ku 38 i ka me Skënderbeun, 7 ndeshje me Teutën, 4 ndeshje me Vllazninë, 2 ndeshje me Bylisin, 2 ndeshje me Partizanin dhe 1 ndeshje me Besën. Ne 14 ndeshje të këtij sezoni ai ka qenë kapiten skuadre, dhe në mbyllje të fazës së grupeve, është shpallur portieri i tretë më i mirë nga të gjitha grupet, me 26 pritje në total. Në shumë raste, Shehi i ka mbajtur në lojë korçarët me pritjet e tij vendimtare, dhe para tij në këtë renditje janë portieri i Rosenborgut, Andre Hansen, me 30 pritje në vendin e dytë, ndërsa listën e kryeson Denis Sherbitski BATE Borisov me 31 pritje në 6 ndeshjet e grupeve në Europa Ligë.
RENDITJA
Portierët Skuadrat P
1.Denis Sherbitski BATE 31
2.Andre Hansen Resenborg 30
3.Orges Shehi Skënderbeu 26
4.Igor Herrerin Atletik 25
5.Nenad Eriç Astana 24
Sigal