Shkëlqim Muça: Tirana e ka komplikuar pjesëmarrjen në “Final 4”

138
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Shkëlqim Muça, ish-futbollist dhe trajner i skuadrës bardheblu

Agron Kaja

“Tirana e ka komplikuar pjesëmarrjen e saj në “Final 4”, por duke qënë se ka një skuadër ku brenda saj ka cilësi që edhe mund ta ndryshojë situatën. Duhet të luftojë deri në fund me këtë formulë dhe të shpresojë për titullin kampion”

Rezultatet që u shënuan në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, mund të kenë ndikim tek java e 25-të e Superiores?

Nuk besoj të kenë ndikim këto ndeshje, sepse Kupa është gjë tjetër dhe në lojë janë dy objektiva që të gjitha ekipet i kanë. Ka skuadra që luftojnë në dy fronte, por ka edhe nga ato që e shohin Kupën si frontin e vetëm për trofe sezonalë.

Skënderbeu dhe Dinamo City luajtën ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të dhe formatuan renditjen e plotë, çfarë veçoni nga kjo sfidë?

U zhvillua një ndeshje me luftë të fortë sportive, sepse ishin dy skuadra afër me pikë. Dinamo fitoi dhe arriti të futet në katërshen e “Final 4”, edhe pse nga skuadra korçare kishte pretendime për penalltinë, e cila edhe mediatikisht u kontestua.

Edhe java e kaluar nuk i shpëtoi “sëmundjes” së bankinave të shkarkuara, këtë herë me Tiranën, si do ndikojë te skuadra?

Varet se si e merr skuadra largimin e trajnerit, por varet edhe nga menaxhimi që do t’i bëhet asaj. Sepse shkarkimet janë edhe për mirë, edhe për keq. Dhe nëse do t’i referohemi rastit të Vllaznisë, them se do të jetë edhe ky për të mirën e Tiranës.

Kur duhen edhe dy javë të mbyllet faza e tretë, si e përshkruani rrugëtimin e skuadrave, bazuar në renditjen e tyre?

U bë shumë interesant rrugëtimi i të gjitha skuadrave në këto javë të luajtura, sepse janë shkëputur tre skuadra dhe tre të tjera luftojnë për një vend në “Final 4”. Ndërsa vazhdon edhe lufta për mbijetesë, e kështu rritet lufta në kampionat.

Kalendari i javës së 25-të sjell përballje interesante, ju veçoni ndonjërën prej tyre si kryendeshje të javës?

Të gjitha ndeshjet janë të forta, të gjitha skuadrat janë në lojë për pikë dhe unë do i quaj ndeshje të paparashikueshme. Por do veçoja çiftin Teuta-Egnatia, ku skuadra durrsake është më e favorizuar, sepse rrogozhinasit janë të qetë në krye të renditjes.

Pas javës së 27-të mbyllet faza e tretë, mund të priten ndryshime në tabelën e renditjes?

Nuk mendoj se do ketë ndryshime të dukshme në renditje, sepse duhet parë ndeshje pas ndeshje. Por, deri në mbyllje të fazës së tretë janë 15 ndeshje për t’u luajtur dhe do doja që brenda tyre të ketë gjithçka që prodhon loja e futbollit.

E shikoni Tiranën në dyshim për renditjen e saj deri në fundin e kampionatit?

Tirana e ka komplikuar pjesëmarrjen e saj në “Final 4”, por duke qënë se ka një skuadër ku brenda saj ka cilësi që edhe mund ta ndryshojë situatën. Duhet të luftojë deri në fund me këtë formulë dhe të shpresojë për titullin kampion.

Grupi i skuadrave të “Final 4” ndryshoi këtë javë, mundet të ndryshojë edhe gjatë ndeshjeve të fazës së katërt?

Unë mendoj se do jenë këto tre skuadra: Egnatia, Partizani e Vllaznia si të sigurta në “Final 4”. Ndërsa për skuadrën e katërt, midis Tiranës, Dinamo City, Skënderbeut e Laçit, besoj se Tirana do të jetë e katërta që do formojë grupin.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 25
E dielë, 25 shkurt 2024

Egnatia-Teuta              13:30

Kukësi-Erzeni             13:30

Skënderbeu-Partizani  17:00

E hënë, 26 shkurt 2024

Tirana-Laçi                              13:30

Dinamo City-Vllaznia 17:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     24        48

2.Partizani                   24        40

3.Vllaznia                    24        40

4.Dinamo City 24        35

5.Tirana                       24        34

6.Skënderbeu  24        31

7.Laçi                          24        29

8.Teuta                        24        24

9.Erzeni                       24        23

10.Kukësi                    24        19

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 22

Të shtunën, 24 shkurt 2024

Vora-Apolonia                        13:30

Të dielën, 25 shkurt 2024

Korabi-Lushnja                       13:30

Kastrioti-Besa             13:30

Luzi 2008-Burreli                    13:30

Tomori-Flamurtari                   13:30

Të hënën, 26 shkurt 2024

Bylis-AF Elbasani                   13:30

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Bylis             21        51

2.AF Elbasani  21        49

3.Vora             21        39

4.Flamurtari                 21        39

5.Apolonia                  21        31

6.Korabi                      21        26

7.Lushnja                    21        26

8.Burreli                      21        22

9.Kastrioti                   21        20

10.Besa                       21        19

11.Tomori                    21        14

12.Luzi 2008   21        12

Sfidë për titullin në Ballsh, vlen sa një sezon!

Duke u vlerësuar si ndeshja më e rëndësishme e javës së 22-të të Kategorisë së Parë, sfida Bylis-AF Elbasani do të luhet me aromën e titullit kampion. Ditën e hënë, ballshiotët hyjnë në fushë si kryesues të renditjes me 2 pikë më shumë nga verdheblutë e AF Elbasanit që renditen në vendin e dytë. Duke qënë se janë dy skuadrat kryesuese në Kategorinë e Parë, edhe interesi i tifozerisë, kryesisht në Elbasan që jetojnë me futbollin, ka qënë i madh. Pritet që nga Elbasani në Ballsh të udhëtojnë qindra tifozë, ndërkohë që vendasit e kanë stabël tifozerinë e tyre që do të përkrahin Bylisin në këtë sfidë për revansh e titull.