Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

Sipas SPORT, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco u takua me agjentin e Marcus Rashford në një hotel të Barcelonës të mërkurën në mëngjes për të diskutuar nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Manchester United.

Gjigandët e La Liga po bëjnë presion për të arritur te sulmuesi anglez, i cili shihet si lojtari i duhur për ofensivën.

Sigal

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin lojtarin që nuk përshtatet në skemat e Amorimit dhe do të pranonin një ofertë prej rreth 40 milionë euro për transferimin e tij në Spanjë.