Berisha: Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit. Beteja për votën e lirë, beteja më e shenjtë e njeriut të lirë

18
Sigal

Kreu i demokratëve, Sali Berisha është ndalur edhe te jehona e protestës madhëshore të 20 shkurtit, e cila vazhdon akoma.

‘Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit. Le të vazhdojmë ne rrugën e Shpresës, gjer në fitoren e plotë. Beteja për votën e lirë, është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të demokratëve në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit.

Në të katër anët e vendit, vezullon madhështore fitorja që na pret.

Le të vazhdojmë ne betejën e mosbindjes civile.

Le të vazhdojmë ne rrugën e Shpresës, rrugën e besimit gjer në fitoren e plotë.

Rikthimin e votës së lirë. Beteja për votën e lirë, është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë.

Është kryebeteja e tij për dinjitet njerëzor, për të ardhmen e tij dhe të vendit.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore!