Presidenti Ilir Meta: Nuk më intereson rezultati por standardet e procesit zgjedhor të 25 prillit. Mrekullia në 25 prill do të vijë nga cunami demokratik

194
Sigal

Mbrëmjen e sotme, Presidenti Ilir Meta është i ftuar në një intervistë televizive nga ku foli dhe për ngjarjet e së premtes në selinë e FRD, ku u përfshi dhe Presidenti.

Kreu i Shtetit tha se, nuk mund të tolerohet që në mes të Tiranës të bëhen përpjekje për të terrorizuar dhe dhunuar një forcë të ligjshme politike.

Gjithashtu Presideni Meta, theksoi se roli i tij nuk është mbrojtja e selive politike, por mbrojtja e pluralizmit politik në rast kur ai cënohet.

“Unë vajta për ç’tensionimin e situatës, nuk e dija se çfarë po ndodhte, pashë  një tension në selinë e FRD-së, s’kisha në plan të shkoja atje. U nervozova kur u goditën njerëz dhe shoqëruesit e Presidentit nga njerëz me dhe pa uniformë. Dhuna e përdoruar tregonte që ata, nuk pyesin për ligj.”,- tha gjatë intervistës Kreu i Shtetit, duke shpjeguar se si rrodhën ngjarjet që sollën dhe tensionim e situatës.

“Rëndësi ka të shpëtojë demokracia. Shqipëria ka pasur dhe do ketë Kryeministra dhe President. Duke mbrojtur demokracinë mbrojmë Shqipërinë, mbrojmë shtetin e Kosovës.”,- tha Presidenti në vazhdim të fjalës së tij.

Presidenti Meta ceku gjithashtu dhe temën e zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se nuk i intereson rezultatit, por standartet e procesit zgjedhor gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu ai u shprehm, se “mrekullia” këto zgjedhje do të vijë nga cunami demokratik.