Opozita/ Në 6 vite vetingu u zhvillua si “gjueti shtrigash” në sistemin e drejtësisë, kriteri politik dhe selektiv prevaloi në KPK

14

Kriteri politik ka prevaluar në KPK. Anëtarët e KPK nuk janë vetuar vetë njëherë. Ata janë përmbarues etj, nuk janë as gjyqtarë. Janë shumë vakuume, që i bëjnë ata jo të denjë për veting

Sigal

“Në shumë raste në vendimarrjet e KPK-së ka prevaluar kriteri politik” – kështu tha në një intervistë televizive avokati i njohur Genc Gjokutaj, ndërsa komentoi shkurtimisht gjashtë vitet e vettingut në sistemin e drejtësisë. Ai tha se në sistemin e drejtësisë u zhvillua një “gjueti shtrigash”. Gjatë intervistës ai u shpreh se: “Nisur nga mënyra sesi operon KPK vendimi për Zhukrin pritej, sepse principet me të cilat mbështetet KPK kanë një background politik në pjesën më të madhe të tyre. Mos harroni se zoti Zhukri është gjyqtari, i cili ka rregjistruar Rithemelimin në gjykatë dhe pastaj, po ajo gjykatë e në vijim jo vetëm ka shpikur dispozita apo subjekte ilegjitime për ta mbajtur peng nëpër gjykata çështjen e regjistrimit të rithemelimit. Pra dua të them, që filloi me paligjshmëri ky vendim. Shkoi në apel. Apeli e mbajti 1 vit e ca… Vajti në Gjykatën e Lartë, u kthye prapë… po të lexosh vendimin e gjykatës së lartë, ajo gjykatë që ka dhënë atë vendim duhet të mbajë përgjegjësi, pse jo edhe ligjore… Pra nga i gjithë rrugëtimi i këtij vendimi që është i dhënë nga ky gjyqtar rezulton se ai do të mbetet edhe vendimi i saktë. Kemi raste të kësaj KPK-je që ka dhënë vendime 2 me 1. Konstatimet e Strasburgut në disa raste kanë konstatuar shkelje të rënda… rasti Sevdari, zoti Cani etj… Kriteri politik ka prevaluar në KPK. Anëtarët e KPK nuk janë vetuar vetë njëherë. Ata janë përmbarues etj, nuk janë as gjyqtarë. Janë shumë vakuume, që i bëjnë ata jo të denjë për veting. Reforma në drejtësi ka bërë më shumë gjueti shtrigash sesa veting të drejtësisë. Kjo reformë është bërë dhe është implimentuar në mënyrë të njëanshme. Gjyqësori është në një situatë të rëndë sot. Vetingu është bërë në mënyrë të njëanshme”,- tha Genc Gjokutaj.