“Rastet globale të Covid-19 u rritën me 11%”, OBSH bën thirrjen: Nuk është koha të heqim dorë

308
Sigal

Koronavirusi duket se po njeh një valë të re shpërthimesh në të gjithë botën.

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se javën e kaluar ka paturnjë rritje prej 11% të rasteve me Covid-19 në të gjithë botën.

Maria van Kerkhove ngriti shqetësimin se masat për të ndaluar përhapjen e pandemisë mund të jenë duke u neglizhuar me nisjen e shpërndarjes së vaksinës.

“Në javën e kaluar kemi parë një rritje prej 11% të transmetimit në të gjithë botën,” tha epidemiologia i OBSH-së Maria van Kerkhove, duke shtuar: “Nuk është koha të heqim dorë.”.