Sherr masiv në ndeshjen e Superligës së Kosovës, protagonist bëhet ish-futbollisti i Kamzës (VIDEO)

207
Sigal

Një incident i shëmtuar u regjistrua në fundin e derbit të mbijetesës Drenicës dhe Arbërisë, që përfundoi në barazim 1-1. Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, ka pasur përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku sipas asaj që raportojnë mediat, protagonist ishte ish-futbollisti i Kamzës, Bruno Arrabal, i cili aktivizohet në radhët e Arbërisë.

Fillimisht pati një sulm ndaj trajnerit Arbnor Morina, duke krijuar kaos në fushë, teksa më pas skenën e rrëmbeu Arrabal, të cilin e tradhtuan nervat duke lëshuar një lumë të sharash në gjuhën angleze ndaj kundërshtarëve.

Gjithsesi në fund u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të evituar një përplasje të dhunshme në Skënderaj.