SHBA/Presidenciale 2024 : Në prag të ‘Super të Martës’, Biden në San Francisko, Kaliforni

19
Nga Beqir SINA
UASHINGTON – Tradicionalisht, “Super e Marta” dita kur 15 shtete njëhereshit votojnë në zgjedhjet paraprake,  është dita që shihet për të parashikuar më saktë se si do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, deri në të “Martën e Madhe” më 5 nëntor 2024.
Shtetet që mbajnë zgjedhjet paraprake më 5 mars përfshijnë Alabama, Alaska, Arkansas, Kaliforni, Kolorado, Iowa, Maine, Massachusetts, Minesota, Karolina e Veriut, Oklahoma, Tenesi, Teksas, Utah, Vermont dhe Virginia.
Çdo katër vjet,  është gara kur miliona amerikanë në një pjesë të gjerë të shteteve drejtohen në qendrat e tyre të votimit, dhe zakonisht në mars, jo se votojnë shumë shtete, por se janë disa shtete “kyç” në përcaktimin ose parashikimin e zgjedhjeve më 5 nëntor.
E ashuquajtura “Super e marta” fitoi këtë përcaktim sepse është data kur shumica e shteteve mbajnë zgjedhjet paraprake dhe grupet e tyre – që do të thotë se është gjithashtu kur shumica e delegatëve janë në rrezik për të fituar nominimet e partive.
Megjithatë, simbas komenteteve të ekspertve të këtyre zgjedhjeve ky sezon primar ka qenë larg nga tradicionalja dhe pothuajse dihet se ish-Presidenti Donald Trump,  ka të ngjarë të jetë kandidati presidencial republikan kundër presidentit aktual demokrat Joe Biden të cilët sipas të gjitha sondazhve në SHBA, do të jenë edhe një herë përballë tyre më 5 nëntor.
Dy javë para Super Martës, e cila do të mbahet më 5 Mars, Presidenti Biden, e përqëndrojë fushatën  në San Francisko – Kaliforni, në mbledhjen e fondeve për fushatën e tij.
Presidenti Biden të mërkurën, tha pa permendur emra se edhe disa liderë të huaj i kanë thënë atij se ai duhet të mundë ish-presidentin Trump, kandidatin e mundshëm të GOP, në nëntor.
“Ndërsa unë largohem nga takimet, një kryetar shteti do të gjejë një justifikim për t’u afruar, takuar me ata  … dhe për të më thënë, “Duhet të fitosh edhe këtë presidencë”, u shpreh Biden në një mbledhje fondesh në San Francisko.
Ai u spjegojë mbështetësve të tij në këtë darkë për rritjen e fondeve, se “Jo sepse unë jam kaq i veçantë”, porse,  si i kanë thënë udhëheqësit e huaj është se : “Ju duhet të fitoni sepse demokracia e SHBA është në rrezik nëse personi tjetër(Trump) fiton”, tha presidenti, duke mos cituar as edhe një emër nga krerët e shtetve që ai ka takur, por ju referua vetëm numëriit të tyre : “Nëntë krerë shtetesh e kanë bërë këtë me mua.” tha Biden.
Presidenti Biden sipas gazetarve që ndoqën fushatën e tij në San Francisko , gjatë fjalës së tij goditi GOP-në gjatë gjithë komenteve të tij në mbledhjen e fondeve të mërkurën në mbrëmje, për ndihmën Ukrainës.
Ai “akuzoi” gjatë fjalimit për  racizëm disa senatorë republikanë që mbështesin Donald Trumpin, duke permendur  edhe emrin e Senatorit të ndjerë Strom Thurmond (R-SC) i cili tha Biden, shërbeu si një “racistë  i vërtetë”.
Biden shtoi, “Këta senator janë më keq se Thurmond. Këta djem nuk besojnë në parimet themelore demokratike”, duke iu referuar disa ligjvënësve republikanë, mbështetës të “përbetuar” të Donald Trump.
Duke iu referuar atyre gjatë fjalimit Biden, tha se : ” Ata(senatorët republikan)  herë pas here,  tregojnë se janë partia e kaosit dhe ndarjes”.
Biden bëri një vizitë tre-ditore në Kaliforni, këtë mesjavë për të mbledhur fonde për fushatën e tij të rizgjedhjes. Po ashtu të mërkurën, ai sulmoi Trumpin për përgjigjen e tij ndaj vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny javën e kaluar.
Presidenti e quajti gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin një “SOB – Bir kurve të çmendur”, pasi ai e ka fajësuar plotësisht Putinin për vdekjen e Navalny.
Sigal