Izoloi gruan në banesë me kamera sigurie, Gjykata e Apelit merr vendimin për kërkesën e 34-vjeçarit

19
Sigal

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri M. i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.

Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë Gjykata e Tiranës e cila la në  “arrest me burg” 34-vjeçarin.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal  nga “arrest në burg” në atë  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”

Në dëshminë e tij 34-vjeçari i arrestuar nga policia pas denoncimit nga gruaja e tij për dhunë ka thënë para togave të zeza së kamerat në shtëpi i kishte vendosur për të monitoruar gruan dhe fëmijët pasi ndodhej jashtë vendit. Ai i ka pranuar debatet me bashkëshorten, por ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, sherret kanë nisur pasi gruaja i kërkonte që të punonte roje nate. Konfliktet mes çiftit me 4 fëmijë nisën menjëherë pas kthimit të 34-vjeçarit nga Gjermania, ku kishte emigruar për arsye ekonomike.