Po luanin domino dhe bënë zhurmë/ Si ndodhi plagosja me thikë në Tiranë, autori zbriti nga pallati

81
Sigal

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë te Oxhaku në Tiranë.

Policia bën të ditur se M.C, 38 vjeç dhe A.I, 47 vjeç u konfliktuan me njëri-tjetrin.

47-vjeçari mbeti i plagosur me thikë pasi u godit nga M.C.

Shkak për ngjarjen ka qenë zhurma që po bënte i plagosuri teksa luante domino me një person tjetër.

Aty ka nisur edhe konflikti.

Pasi kanë debatuar, janë kapur fizikisht dhe pastaj autori ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

I plagosuri ka marrë një goditje në gjoks, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.