Krim në familje, nëna mbyt me litar djalin 38 vjeç

436
Krimi brenda familjes ka tronditur përsëri opinionin publik, ku këtë herë autore e krimit është një nënë 71 vjeçare, e cila me gjakftohtësi ka vrarë djalin e saj 40 vjeç. Ngjarja e shëmtuar është shënuar në qytetin e Lushnjës, pikërisht në lagjen “Gafurr Muçaj”. Ndërkohë që 40- vjeçari Pëllumb Ahmetaj ishte në gjumë, nëna e tij, Hatixhe Ahmetaj, e ka mbytur me një litar dhe më pas e ka fshehur krimin për rreth 12 orë, duke pritur mëngjesin për të lajmëruar policinë. Mësohet se nga dëshmitë e dhëna deri tani nga autorja e krimit Hatixhe Ahmetaj, shkak për kryerjen e këtij krimi kanë qenë problemet e shumta të cilat i sillte i biri, pasi ky i fundit ishte edhe përdorues droge. Në dëshminë e saj përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ajo ka pranuar autorësinë e krimit, ku sipas forcave blu të qytetit të Lushnjës, mësohet të ketë deklaruar se natën e krimit djali kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe kishte debatuar me nënën e tij, ndërsa kjo e fundit kishte pritur deri sa ta zinte gjumi, ku më pas e kishte lidhur me litar duke e shtrënguar në fyt deri sa e ka mbytur. Mësohet se 71- vjeçarja jetonte vetëm me djalin e saj Pëllumb Ahmetaj, i cili ishte i droguar dhe mjaft problematik, çka i kishte sjell edhe vuajtje të njëpasnjëshme. Ndërkohe vetëm 2 javë më parë, si pasojë e krimit brenda në familje u regjistruan 3 viktima, ku 32- vjeçari Emiljano Rustemi, ekzekutoi me armë vjehrrën e tij Ëngjëllushe Shaqiri 65 vjeç, bashkëshorten Izaura Rrustemi si dhe më pas u vetëvra, në sytë e 3 fëmijëve të vegjël
Sigal