Gostivar, 65-vjeçari vret me sëpatë gruan në dhomën e gjumit

314
Sigal

Krim në familje në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjishnicë, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Ka qenë djali i çiftit ai që ka njoftuar policinë për krimin makabër. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari ka vrarë në dhomë të gjumit gruan e tij, shtetasen me inicialet Xh.I.

“Në orën 06:43 shtetasi V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960 dhe më pas është arratisur”, thotë policia. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.