Agron Kaja: Vetëm Egnatia dhe Skënderbeu, dy “kala” me bankina të parrëzuara në këtë sezon

85
Sigal

Në 24 javë drejtojnë 22 trajnerë, Superiore “mërgimtarësh”!

Nga Agron Kaja

Në edicionin e 84-t të saj, Abissnet Superiore duket disi më e veçantë. Jo vetëm me skemën e re të “Final 4”, por edhe me ndryshimet e shpeshta të trajnerëve, duke e kthyer këtë në një fenomen që brenda kësaj gare ka edhe një tjetër “garë”. Është pikërisht ajo sa i përket bankinave, se kush ishte i pari në startin e largimeve, pse jo, edhe se kush do mbetet i palëkunduri deri në fund. Dhe ky është qëllimi i këtyre rradhëve, për të sjellë historinë gjashtë mujore të bankinave në elitën e futbollit tonë për sezonin 2023-2023, në 24 javë të luajtura. Po pse duhet folur për këtë rast? Sepse është kthyer në fenomen që trajnerët mbeten pjesë e dëshirave dhe të pasioneve të drejtuesve të tyre, asnjëherë pjesë e profesionalizmit në shërbim të futbollit. Le të marrim fillimisht si shembull skuadrën e Kukësit, e cila e nisi startin e sezonit me Rrahman Hallaçin në bankinë, një trajner i ri në moshë e profesion në elitën e futbollit shqiptar. Ndarja me të ishte e shpejtë, dhe sa “hap e mbyll sytë” u thirr veterani i bankinave Stavri Nica, i cili fillimisht solli një ndryshim pozitiv, por që u stopua javë pas jave, ndoshta edhe për arsye të brendshme. Pas javës së 20-të ai u largua për një destinacion tjetër dhe menjëherë komandën e mori Emiliano Çela. Vetëm tre ndeshje dhe u largua, për të thirrur tashmë një “shtitës” së bankinave afatshkurtra, Bledar Devollin. Pra, a nuk duket kjo si një lojë që kërkon të vendosë si trajner në skuadër këdo që u thotë “PO”, dhe nuk mendon efektet që do të sjellë në skuadër trajningu i tij në një periudhë kaq të shpejtë e të shkurtër. Kësisoj, ky është  një shembull i keq ku katër trajnerë drejtojnë një skuadër brenda një sezoni futbollistik? E po kështu ka ndodhur edhe me Laçin dhe Tiranën, skuadra, të cilat kanë provuar nga tre trajnerë gjatë sezonit në vazhdim, ndërsa Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Dinamo City kanë bërë ndryshim bankine vetëm një herë. Por duhet thënë se Egnatia dhe Skënderbeu nuk i kanë lëvizur trajnerët dhe ecuria e tyre duket gradualisht në ngjitje: Egnatia në krye të renditjes dhe Skënderbeu në mesin e tabelës. Kjo që ndodh mbetet shqetësuese për futbollin tonë, që edhe në logjikën më të thjeshtë nuk kuptohet për mirë, aq më shumë në futboll ku të kuptuarit e drejtimit të një trajneri kërkon minimalisht dy ose tre sezone. Në një, dy apo tre muaj nuk arrin të njohësh mirë njeriun tënd në familje, dhe jo një trajner ta njohë skuadrën. E së fundmi, përfitimi i skuadrës mbetet i vakët, duke u drejtuar nga njëra dorë në tjetrën.

SHORTET NË EUROPË

Lojtarët kuqezi në sfida të vështira, pritet spektakël

UEFA Europa Ligë

Ndeshjet e para

Datë 7 mars 2024

Karabak-Leverkuzen

Milan-Slavia Pragë

Sporting-Atalanta

Freiburg-Uest Hem

Benfika-Reinxhërs

Roma-Brajton

Olimpik M-Vilareal

Sparta Pragë-Liverpul

Kthimi, më 14 mars 2024

Dje, Europa i rrotulloi goglat e vazhdimit të sfidave në kompeticionet e saj për sezonin në vazhdim 2023-2024. Në këto sfida do të ketë edhe futbollistë shqiptarë, ku Sparta e Pragës me të cilën luajnë Tuci dhe Laçi, do të ndeshet me Liverpulin, dhe Karabaku ku luan Redon Xhixha do të ndeshet me Bajer Leverkusenin. Në përballjet e tjera janë çifte interesante, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të përballet me Sportingun e Lisbonës. Në Ligën e Konferencës, në fazën e 1/8-ave veçohet sfida e francezëve të Lilë ku luan Edon Zhegrova, e cila do të ndeshet me austriakët e Shturm Graz. Këtu veçohet ndeshja Ajaks-Aston Vila, dy skuadra pretendente për ta fituar trofeun këtë sezon. Ndeshjet e para do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit më 14 mars 2024.

UEFA Konferencë Ligë

Ndeshjet e para

Datë 7 mars 2024

Olimpiakos-Makabi T. A

Makabi Haifa-Fiorentina

Sturm Graz-Lilë

Dinamo Zagreb-PAOK

Rojal Union-Fenerbahçe

Molde-Klub Bryzh

Ajaks-Aston Vila

Servete-Viktoria Pëlzen

Kthimi, më 14 mars 2024

22 trajnerë

Ky është numri i trajnerëve që kanë drejtuar skuadrat e Superiores në këtë sezon

2 skuadra

Egnatia e Skënderbeu janë dy skuadrat që deri tani nuk i kanë ndryshuar trajnerët

TRAJNERËT 2023-2024

Egnatia/ E. Tetova

Skënderbeu/ I. Gvozdenoviç

Kukësi/ Rr. Hallaçi, S. Nica, Çela, B. Devolli

Laçi/ S. Nica, S. Bejzade, Josa

Tirana/ O. Shehi, J. Ahmataj, E. Fagu

Partizani/ Z. Zekiç, O. Shehi

Vllaznia/ M. Memelli, Q. Osmani

Teuta/ D. Longo, E. Martini

Dinamo/ L. Di Biaxho, D. Mehmeti

Erzeni/ A. Deliallisi, S. Bejzade

 

Presidenti Bardhi: Dinamo City jo skuadër arbitrash!

Në një deklarim të djeshëm mediatik, Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, është ndalur tek incidenti tifozët korçarë pas ndeshjes së fituar në Korçë ndaj Skënderbeut. Ai e quan moment të parëndësishëm dhe sipas tij, nuk është një incident. “ Nuk do ta quaja incident atë që ndodhë me tifozët në Korçë, mediatikisht është trajnuar i tillë, sepse nuk pati asnjë fërkim, sepse disa tifozë korçarë po flisnin për pretendimet ndaj arbitrimit kundër Skënderbeut. Nuk e quaj me rëndësi atë moment dhe Dinamo asnjëherë nuk do jetë skuadër arbitrash”, kështu e ka përshkruar Ardian Bardhi momentin pas ndeshjes me tifozët korçarë.