”Kush është Ragnick?”, trajneri gjerman i kthehet Ibrahimoviçit: S’e kam takuar kurrë, nuk fokusohem tek 38- vjeçarët

241
Sigal

Ish- trajneri i Leipzig, Ralf Ragnick dhe Ibrahimoviç nuk do të jenë bashkë tek Milani, por edhe pse nuk njihen dhe nuk janë takuar kurrë ka mjaftuar një thumbim ka suedezi për të nisur replikat.

Ibrahimoviç tha se nuk e njihte Ragnick dhe se as e di se kush ishte. Por tekniku gjerman i ka dhënë të drejtë suedezit duke pranuar se nuk janë takuar kurrë.

Por Ragnick nuk ia ka lënë pa replikë Ibrës. Ai është shprehur se ai nuk është takuar kurrë me të pasi punon me djem të rinj dhe nuk fokusohet tek 38- vjeçarët.

Irbahimoviç është në një moshë të tillë edhe pse thotë se nuk do të tërhiqet nga futbolli.