Hollanda nuk fal dhe shkatërron maqedonasit, Austria shkruan historinë dhe gjen Italinë në fazën tjetër (VIDEO)

176
Sigal

Holanda ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Maqedoninë e Veriut, duke shuar kështu shpresat për të vazhduar aventurën në Euro 2020.

Holanda bëhet kështu skuadra e dytë, ashtu si Italia, që arrin tre fitore dhe kualifikohet si e para në Grupin C.

Për skuadrën e Angelovskit mbetet vetëm debutimi historik në një eveniment të tillë ndërsa nga 6 lojtarë shqiptarë vetëm Bejtulai mbeti pa luajtur asnjë minutë.

Ishte Depay që i dha avantazhin Holandës në minutën e  24’.

Gjithsesi edhe Maqedonia provoi, duke prekur rrjetën, por goli u anulua. Pavarësisht presionit, Holanda vijonte të dominonte në fushë dhe në pjesën e dytë shënoi dy herë me kapitenin Ëijnaldum në 51’ e 58’.

Për të mësuar kundërshtarin e Holandës duhen pritur ndeshjet e grupeve të tjera pasi tulipanët do të ndeshen me të tretën e Grupit D, E ose F.

Austria bën historinë

Në sfidën tjetër të Grupit C, Austria dominoi Ukrainën duke i “vjedhur” atyre kualifikimin direkt për në 1/8 ku do të gjejë përballë Italinë. Austria bëri historinë duke kaluar për herë të parë fazën e grupeve.

Autori i golit të fitores për austriakët ishte Baumgartner që në minutën e 28’ ndërsa në 90’ minuta ata kishin mundësi të shënonin edhe 2-3 gola të tjerë por Arnautoviç me shokë i humbën. Ukraina ndërkohë me 3 pikë të siguruara ka ende shanse për t’u kualifikuar si e treta më e mirë.

Tashmë, Holanda dhe Austria bëhen pjesë e 16 më të mirave të Euro 2020.