Sezoni i ri në F1, Verstappen më i shpejti në testet e fundit

161
Sigal

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka qenë më i shpejti në pistën e Bahrein, ku u mbyllën 3 ditët e fundit të testeve dimërore në Formula 1. Kampioni i botës dha kohën 1’31”720, duke konfirmuar se është favorit për titullin edhe këtë sezon.

Pas tij u rendit Mick Schumacher me Haas, një rezultat surprizë, pasi bëhet fjalë për makinën më të dobët të sezonit të kaluar. Pas pilotit të ri gjreman u klasifikuan dy makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që konfirmojnë testet pozitive të “kokëkuqes”.

I pesti u rendit George Russell me Mercedes, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendin e 17-të. Piloti britanik nuk arriti për asnjë moment të ishte mes më të mirëve gjatë këtyre provave. Të dielën e ardhshme, po në Bahrein, zhvillohet gara e parë sezonale.