Aktualisht mund të sigurohen online përmes www.t-ticket.al. Çmimet varijojnë nga 500 lekë prapa porte deri në 5000 lekë te tribuna VIP.
Ky derbi po e gjen Partizanin në një moment të vështirë. Dy humbje dhe dy barazime në sfidat e fundit kanë bërë që ekipi ta shohë sërish veten jashtë Final Four.
Në anën tjetër, Tirana është për herë të parë jashtë zonës së ftohtë. Bardheblutë regjistrojnë po aq pikë sa Vora dhe Bylisi.




















