Rregulli i ri në Europian, goli nuk do të anulohet nëse topi preket me dorë …

65
Sigal

UEFA ka konfirmuar së fundmi një ndryshim për sa i përket rregullave të arbitrimit, për Europianin. Në ndryshimin e fundit, është përcaktuar se golat nuk do të anulohen nëse lojtari e ka prekur topin me dorë aksidentalisht gjatë aksionit.

Shpesh golat janë anuluar, në rast se gjatë aksionit kishte pasur ndonjë prekje me dorë. Në rregullin e ri, goli do të anulohet vetëm në rast se lojtari e ka prekur topin me dorë qëllimisht, në të kundërt nëse topi e prek në dorë aksidentalisht, atëherë goli quhet i rregullt.