LAJMI I FUNDIT/ Burri vret gruan në Librazhd

364
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Librazhd. Sipas njoftimeve të para, mësohet se burri ka vrarë gruan. Nuk ka ende informacione lidhur mbi motivet e ngjarjes.

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.