Rey Manaj “pa frena”, sulmuesi shqiptar shënon gol vendimtar dhe kualifikon skuadrën në Kupën e Turqisë

32
Sigal

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, ku ka arritur të shënojë golin e 12-të këtë sezon.

Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 60-të në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Sivasspor dhe Keciorengucu dhe 21 minuta më vonë, arriti të shënonte golin e tretë dhe vendimtarin për kualifikim për skuadrën e tij.

Një realizim perfekt nga jashtë zone i sulmuesit kuqezi, bëri të shpërthente festa për skuadrën e tij, ku falë golit arriti kualifikimin për në raundin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë.