Kosova ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Suedisë, duke u konfirmuar për momentin si forcë e dytë në grupin e saj kualifikues të Botërorit 2026.

Skuadra e drejtuar nga Foda i ka rezistuar sulmeve vendase dhe ka goditur në momentin e duhur me Asllanin, i cili konfirmoi se është në një formë të shkëlqyer edhe me përfaqësuesen e tij.
Më pas pjesën tjetër e bëri Muriç me pritjet e tij, duke siguruar tre pikë që shtyjnë Kosovën përpara drejt Botërorit, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe ngushtuar diferencën edhe me Zvicrën e vendit të parë.
SUEDI-KOSOVË 0-1
32′ Asllani
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Kosovës.
90’+1’ Harkim i Elanga, Isak gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Muriç. (VIDEO)
90’ Muriqi i lë vendin në fushë Rrahmanit.
86’ Harkime radhazi të suedezëve në zonën e Kosovës, por pa rrezik për Muriç dhe prapavijën e “Dardanëve”.
75’ Isak e më pas Lagerbielke nuk ia dalin të gjejnë portën e Muriç, por duke rrezikuar seriozisht katërkëndorin e “Dardanëve”. (VIDEO)
73’ Lagerbielke nuk gjen portën me një gjuajtje me kokë.
71’ Emërllahu dhe Zhegrova marrin vendin e Hoxhës dhe Asllanit.
68’ Harkim i Elanga nga e majta, Isak gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
62’ Bardxhi provon me një goditje dënimi nga jashtë zonës, Muriç kontrollon pa probleme.
47’ Një pasim nga e majta gjen Gyokeres i cili devijon por çon topin në duart e Muriç. (VIDEO)
46’ Suedia hedh në fushë Saletros, Elanga dhe Bardxhi në fillimin e pjesës së dytë.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Kosovës.
44’ Rast i pabesueshëm i Kosovës, kur një gjuajtje e Muriqit ndalet nga portieri i vendasve. Topi shkon te Avdullahu i cili pak hapa larg portës godet shtyllën. (VIDEO)
40’ Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.
32’ GOOOL KOSOVA! Pas një gjuajtje të devijuar të Muriqit, Asllani del i vetëm para portës gdhe gjuan duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
27’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e portierit. (VIDEO)
21’ Gyokeres rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muriç, gjyqtari bën shenjë se nuk ka asgjë. (VIDEO)
16’ Gjuajtje radhazi në zonën e Kosovës, mbrojtja largon me vështirësi.
12’ Tjetër top i rrezikshëm në zonë, Lindelof gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
10’ Pas një goditje këndi, Isak gjuan me kokë por Muriç përgjigjet i vëmendshëm. (VIDEO)
2’ Muriqi shfaqet menjëherë rrezikshëm me një roveshatë, por pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
1′ Nis dueli mes dy skuadrave.
FORMACIONET ZYRTARE























