Real Madrid për rekord, kurrë kaq keq në 10 vitet e fundit

375
Sigal

Kurrë më parë kaq keq në 10 vitet e fundit. Real Madrid ka vendosur këtë të dielë një prej rekordeve më negative, pas disfatës në shtëpi ndaj Girona, me rezultatin 1-2.

Për skuadrën e Solarit, kjo ishte disfata e shtatë në kampionat. Kaq shumë humbje nuk regjistroheshin në shtëpinë e Los Blancos që nga sezon 2008-2009, kur asaj kohe, disfatat e hipotekuara ishin 10.

Gjithsesi, nga ajo kohë, Real nuk ka kaluar kurrë 6 humbje në një kompeticion. Në sezonin 2009-10 u numëruan 4, sikurse dhe në sezonin pasues. Në edicionin 2011-12 Real Madrid pësoi vetëm 2 disfata, ndërsa në dy vitet pasardhës, Los Blancos human 5 herë në kampionat. Në sezonin 2014-2015 ishte rezultati më negativ me 6 humbje.

Dy më pak të regjistruara në sezonin 2015-16 ndërsa vetëm 3 disfata një sezon më vonë. Gjithsesi, në sezonin e fundit, 6 humbjet në La Liga nuk ndikuan në sezonin e skuadrës së Zidane, që gjithsesi arriti të hipotekojë trofeun e Champions League pas triumfit në finalen ndaj Liverpool.