Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Rivalitet kampionësh dhe 8 rekorde, notarët e nderuan pishinën

NOT/ Në kushte e motit të nxehtë, në pishinën “Taq Dafa” në Durrës u zhvilluan garat e Kampionatit Kombëtar të gjitha moshat, flet Presidenti i FSHN, Agim Çiraku

Agron KAJA

Me mot të nxehtë mbyllët veprimtarinë e fundit verore të vitit 2026, si i përshkruan garat e Kampionati Kombëtar?

Sigal

Nuk ishte ai moti ekstrem i ditëve më parë, dhe them se shkoi mirë. U zhvillua një kampionat i frutshëm dhe me rezultate të mira, kishte pjesëmarrje të lartë me notarë nga Shqipëria e Kosova, si dhe u thyenë 8 rekorde Kombëtare.

Edhe pse notarët vinin në kampionat pas pushimeve verore, si ishte paraqitja e tyre në garë?

Po, notarët vinin pas pushimeve verore, por paraqitja e tyre në garë ishte shumë e lartë në këto kushte të motit të nxehtë. Përgatitjet ishin baza e rezultateve të tyre, për këtë duhen falenderuar notarë e trajnerë. Ky seriozitet u shpërblye në gara.

Si dy treguesit më të prekshëm gjatë garave, sa ndikuan organizimi dhe tabela elektronike te notarët ?

Kemi disa vite që garat e Kampionatit Kombëtar në pishinën “Taq Dafa” zhvillohen me standarte europiane. Përdorimi i tabelës elektronikr në matjen e kohëve të notarëve, i bëri garat më të mira, më të shpejta dhe më të bukura.

Ky u zhvillua edhe si një kampionat Mbarëkombëtar, sa ekipe garuan në këtë kampionat, a do e quanit si Mbarëkombëtar?

Pothuajse ishte një kampionat Mbarëkombëtar, sepse garuan 10 ekipe nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova, por edhe të ardhur nga diaspora dhe disa shtete në Europë. E falenderoj edhe Bashkinë e Durrësit për masat e mira që kishte marrë.

Në këndvështrimin tuaj, notarët dhe ekipet, ishin në pritshmërive para kampionatit?

Këtë herë edhe intuita ime profesionale nuk gaboi, sepse pritshmëritë u arritën në rezultate, por edhe në organizim, i cili i parapriu cilësisë. Në arritjen e rezultateve të larta isha optimist, ndërkohë që edhe në thyerjen e rekordeve e kërkova suksesin.

Para kampionatit kishit “porosi” thyrrjen e rekordeve kombëtare, jeni i plotësuar në këtë drejtim?

Nëse flasim vetëm për 8 rekordet kombëtare, unë nuk quhem i plotësuar. Kjo e krahasuar edhe me garat e viteve të kaluara në këtë pishinë. Gjithsesi, ndjehem i  kënaqur sepse shumë notarë kishin rezultate në rritje me kohët që arritën.

E mbyllët sezonin veror 2026, në programin për këtë vit kalendarik cilat janë veprimtaritë e tjera?

Në fakt janë disa, por do ta përmënd Maratonën e Notit në Sarandë në datën 6  shtator, e më pas rikthehemi te veprimtaritë në muajin nëntor në pishinën 25 m, me Kupën Pavarsia. Ndërsa muaji dhjetor i mbyll të gjitha veprimtaritë e vitit 2026.

Ju si President i FSHN-së, çfarë do ti uroni notarëve, trajnerëve, klubeve e shoqatave për vazhdimësinë?

Ju uroj notarëve e trajnerëve të tyre një përgatitje të mirë për aktivitetet e mbetura kombëtare e ndërkombëtare. Viti sportiv në Notin shqiptar shtrihet gjatë gjithë vitit, dhe me rezultate të larta e rekorde kombëtare, ky sport do ecë më përpara.

                NOTARËT MË TË MIRË

Notarët më të mirë    M           Notaret më të mira F

1.Klint Hoxha Te Stela             1.Stela Gjoka Teuta

Me 1298 pikë FINA                 Me 1273 pikë FINA

2.Zhulian Lavdanitoi Teuta      2.Viki Tafruku Vllaznia

Me 1293 pikë FINA                  1180 pikë FINA

3.Ediliano Huna Teuta              3.Arla Dermishi Te Stela

Me 1140 pikë FINA                 1121 pikë FINA

REKORDET KOMBËTARE

Dita e parë, 29 gusht 2026

Sara Hoxha (Vllaznia)

200 m Katërnotim Femra

(Fëmijë Kategoria A)

Koha rekord 2’54”64

Rekordi kaluar 2’57”96

4X100 m Katërnotim

Te Stela Meshkuj

Koha rekord 4’34”54

Rekordi kaluar 4’49”20

Dita e dytë, 30 gusht 2026

Pablo Peri (Te Stela)

200 m Delfin Meshkuj

Koha rekord 2’20”

Rekordi kaluar 2’23”

Sara Hoxha (Vllaznia)

100 m Shpinë Femra

(Fëmijë Kategoria A)

Koha rekord 1’23”07

Rekordi kaluar 1’23”19

4X100 m St. Lirë

Te Stela Meshkuj

(Fëmijë Kategoria A)

Koha rekord 4’14”69

Rekordi kaluar 4’17”56

Drini Karanxha (Te Stela)

100 m St. Lirë Meshkuj

(Fëmijë Kategoria A)

Koha record 57”28

Rekordi kaluar 57”38

Leon Hoxha (Te Stela)

200 m Shpinë Meshkuj

(Fëmijë Kategoria A)

Koha rekord 2’22”28

Rekordi kaluar 2’23”02

Leon Hoxha (Te Stela)

4X200 m St. Lirë Meshkuj

(Fëmijë Kategoria A)

Koha rekord 9’17”35

Rekordi kaluar 9’26”44

Ekipet pjesëmarrëse në Kampionat

Nga Shqipëria: AN Te Stela, Tirana, Vllaznia, Teuta, Partizani, Flamurtari, Elbasani, Butrnti 1, Vlora Not, ALB, Butrinti 2 (219 notarë M+F)

Nga Kosova: KSU Otrila-Prishtinë, SC Iliriada Fushë Kosovë (15 notarë M+F)

FLASIN REKORDMENËT

Sara Hoxha, e urtësia e një kampioneje

Notarja Sara Hoxha përfaqësoi Vllazninë në Kampionatin Kombëtar në Durrës, ndërkohë që ajo stërvitej me prindrit e saj në Turqi. Mes emocioneve për thyerjen e dy rekordeve kombëtare, Sara tregoi për gazetën “Telegraf” se do punojë më fort për të thyer të tjera rekorde. “Jam e përgatitur fort gjatë kësaj stine, dhe gjatë garave e shikoja se kisha mundësi për më shumë. Unë thyeva 2 rekorde kombëtare, por në veprimtaritë e tjera në këtë pishinë do jem edhe më lart në garim dhe në rekorde”, kështu u shpreh notarja Sara Hoxha pas thyeu 2 rekorde kombëtare.

Pablo Peri, rekordmeni i përvitshëm

Kur nga qëndra e zërit e Kampionatit Kombëtar të Notit prezantohet emri i notarit Pablo Peri i AN Te Stela, të gjithë në pishinë e quajnë si “rekordmen i përvitshëm”. Në këtë kampionat, Pablo thyeu rekordin kombëtar në garën 200 m Delfin, duke e ulur kohën nga 2’23” në 2”20”. “Gjatë garës, unë nuk kisha pengesë që të arrija kohën rekord kombëtar në garën time të preferuar 200 m Delfin. Ju thoni se po “abonohem” me rekordet kombëtare, mua kjo më motivon që të arrij kohë më të mira”, kështu tregoi pas garës rekordmeni Pablo Peri i AN Te Stela.

Një kampionat, “barometër” i pasionit dhe rritjes së cilësisë

Agron KAJA

Dy ditët e garave të Kampionatit Kombëtar të Notit për të gjitha moshat dhe kategoritë, u thyen 8 rekorde kombëtare, të cilët nuk marrin vlera vetëm për kohët që u arritën. Ato së pari treguan përgatitjet dhe seriozitetin e notarëve për këto gara, por njëherësh edhe pasionin e garimit, duke sfiduar motin relativisht të nxehtë, ku jo vetëm në Durrës kishte “pllakosur” prej muajsh. Por përpos motit, notarët treguan se pushimet verore nuk i kishin penguar ata që të stërviteshin itensivisht për këtë kampionat. Kur i referohesh kohëve të arritura, por edhe renditjes së notarëve në veçanti dhe ekipeve në përgjithësi, qartazi shohim një Arla Dermishi, Viki Tafruku, Luna Djarmati, Stela Gjoka apo Sara Hoxha, të cilat ishin në formën e tyre më të mirë. Por shohim edhe notarin Pablo Peri, Leon Hoxhën, Ediliano Hunën, Klint Hoxhën, Drini Karanxha e Zhulian Levanditin, të cilët po tregohen  konstantë vit pas viti me rezultatet e tyre në rritje. Trokitjet e rekordmenes Sara Hoxha për Femra, të Pablo Perit, Leon Hoxhës e Drini Karanxhës për Meshkuj, i dhanë bukurinë dhe rivalitetin këtij kampionati. Në zhurmën admiruese që solli pishina “Taq Dafa” në dy ditët e garave, u përfshinë notarët dhe notaret e 12 ekipeve (10 nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova), të cilët sikur ua “salduan” kronometrat në dorë dhe bilbilat në gojë trajnerëve të tyre, shumë seriozë dhe korrektë në këtë kampionat. Pse jo, edhe emrat e tyre vendosen në mirësinë e këtij kampionati, ndërsa gjyqtaria e drejtuar nga Mjeshtri i Madh Emin Lishi, mbeti si “qershi mbi tortë” në dy ditët e kampionatit. Edhe pse matjet e kohës u bënë me tabelë elektronike, të gjithë ishin në lartësinë e duhur, por ky kampionat nuk mund të thuhet se mbaroi këtu. Sepse duhet kujtuar se si filloi, me masat e mira që ishin marrë nga Bashkia e Durrësit e Klubi Shumësportësh “Teuta”, duke sjellë kushtet e një infrastructure të denjë për kampionë e rekordmenë. Kështu nisi dhe u mbyll në Durrës Kampionati Kombëtar i Notit në pishinën 50 m “Taq Dafa”, me 8 rekorde kombëtare nën presionin e garimit me rivalitet.

EKIPET FITUES NË KAMPIONAT

Ekipet fituese Meshkuj           Ekipet fituese Femra    

1.AN Te Stela 307 pikë            1.AN Te Stela 269 pikë

2.Tirana+Teuta 103 pikë          2. Tirana 142 pikë

3.Partizani 65 pikë                    3.Vllaznia 63 pikë

 

TRAJNERËT NGA KOSOVA

Astrit Haliti, Otrila, Prishtinë: Në Durrës ndjehemi si në shtëpinë tonë

Ish-notari dhe sot trajner, Astrit Haliti, është bërë i shtëpisë në garat e notit shqiptar. Si trajner i Otrila të Prishtinës, ai garoi në Durrës me 8 notarë, 2 femra dhe 6 meshkuj, dhe për këtë garim, ai deklaroi pas garave se pjesëmarrja e tyre ishte edhe një test për vazhdimësinë. “Eipi ynë ishte përgatitur seriozisht që në këtë kampionat të paraqiteshim dinjitozë. Dhe kështu ndodhi, pasi pjesa më e madhe e notarëve të ekipit Otrila ishin në vëndet e nderit, duke marrë edhe medalje. Mendoj se organizimi i mirë i bënë garat edhe më të forta, më rivale dhe me kohë të mira. Çdo vit këtu në Durrës ndjehemi si në shtëpinë tonë, dhe bashkëpunimi ynë me klubin Shumësportësh Teuta do na mbajë më afër që të vazhdojmë të garojmë në këtë pishinë”, kështu u shpreh trajneri i ekipit Otrila të Kosovës, Astrit Haliti.

Ardian Hamiti, Ilirida: Ky brez, është premtues dhe i talentuar

Në garat e Kampionatit Kombëtar të Notit që u zhvillua në Durrës më 30 e 31 gusht, trajneri i ekipit Ilirida nga Fushë Kosova, Adrian Hamiti, morri pjesë me 7 notarë (2 meshkuj dhe 5 femra), të cilët treguan seriozitet e vlerësim në gara. Këtë e shprehu edhe vetë trajneri ai, me besimin se ka një brez premtues. “E kishim vlerësuar pjesëmarrjen tonë në këtë kampionat këtu në Durrës, dhe me formën e mirë që treguan notarët, arritën rezultate të larta. Veçoj notaren e talentuar Tuona Gërguri në 200 m Miks, por edhe dy-tre të tjerë, të cilët dolën kampionë në këto gara. Kjo më bën të besoj se tashmë kemi një brez notarësh shumë premtues për të ardhmen. Por edhe kushtet e mira të garimit dhe tabela elektronike, na ndihmuan në rezultatet tona”, u shpreh trajneri Adrian Hamiti i Ilirida të Fushë Kosovës.

Trajneri Te Stela, Sadik Mema: E fituam me meritë

Mjeshtri i Madh Sadik Mema, në Kampionatin Kombëtar të Notit në Durrës, ishte një nga trajnerët e ekipeve Te Stela, por që në moshën të cilën ai drejtoi, doli me rezultate të larta. “Garat e notarëve tanë shkuan në pritshmëri, që në ditën e parë me rekordmenët Pablo Peri, Leon Hoxha e Drini Karanbxha, të cilët së bashku me stafetat e fituara, treguan se Te Stela vjen me përgatitje serioze në çdo veprimtari. Në ekipin tonë janë disa notarë fitues, dhe me këta notarë Te Stela i ka fituar të gjitha trofetë e këtij viti, në pritje edhe për të tjerë që do të zhvillohen. Bashkë me meshkujt, nivel treguan edhe notaret Arla Dermishi, Luna Djarmati apo Stela Gjoka, të cilat sfiduan me profesionalitet rivalet e tyre në të dyja ditët e garimit. Këto rezultate premtojnë shumë, dhe këtu ekipi i Te Stela e rruajti traditën e fituesit, por në veprimtarinë e radhës dimërore, do jemi edhe më mirë”.

VEPRIMTARITË E TJERA, VITI 2026

Veprimtaritë kombëtare

1.Maratona Kombëtare, Sarandë 6 Shtator

2.Kupa Pavarësia, Tiranë 21-22 Nëntor

3.Kupa “Klavio Meça”, Tiranë 20 Dhjetor

Veprimtari ndërkombëtare

1.Kampionati Europian në pishinë 25 m, Poloni 2-7 Dhjetor

2.Lojërat Olimpike Rinore, Dakar 2026

Datë 31 Tetor- 13 Nëntor në Senegal

3.Kampionati Botëror (25m) 1-6 Dhjetor Pekin