Ali Asllani ishte poet lirik, diplomat dhe ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës. Por përtej këtyre përcaktimeve, ai ishte një nga ata njerëz që e mbajtën Vlorën në zemër dhe në mendje,Dhe duke e shërbyer jo vetëm me detyrën, por edhe me fjalën, me kulturën dhe me përkushtimin qytetar. Emri i tij është i lidhur ngushtë me historinë kulturore të qytetit të Flamurit dhe me atë Vlorë, që ai e deshi, e përjetoi dhe e këndoi në vargje. Vlorën Ali Asllani nuk e pa vetëm si një qytet ku jetoi e shërbeu. Ajo u bë pjesë e botës së tij shpirtërore

1.Ali Asllani ishte poet lirik, diplomat dhe ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës. Por përtej këtyre përcaktimeve, ai ishte një nga ata njerëz që e mbajtën Vlorën në zemër dhe në mendje,Dhe duke e shërbyer jo vetëm me detyrën, por edhe me fjalën, me kulturën dhe me përkushtimin qytetar. Emri i tij është i lidhur ngushtë me historinë kulturore të qytetit të Flamurit dhe me atë Vlorë, që ai e deshi, e përjetoi dhe e këndoi në vargje. Vlorën Ali Asllani nuk e pa vetëm si një qytet ku jetoi e shërbeu. Ajo u bë pjesë e botës së tij shpirtërore. Në poezinë e tij qyteti merr jetë, kujtime, dritë dhe një lloj krenarie që vjen nga rrënjët. Prandaj, kur flasim për Ali Asllanin, nuk mund të flasim vetëm për poetin. Duhet të kujtojmë edhe qytetarin që kërkoi të linte diçka pas vetes.
Kur ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës, ai u përpoq t’i shërbente qytetit të tij me vepra konkrete. Në një kohë kur qytetet kërkonin të merrnin një pamje më moderne e më dinjitoze në vitete 30, ai u angazhua për ndërtimin dhe përmirësimin e disa veprave publike. Ishte një mënyrë për ta parë qytetin jo vetëm si një hapësirë ku njerëzit jetonin, por si një pasuri që duhej ndërtuar, ruajtur dhe trashëguar. Por një nga kujtimet më të ndjeshme që lidhen me emrin e tij është marrëdhënia me Ismail Qemalin, Ali Asllani, si sekretar i Ismail Qemalit, ishte pranë një prej figurave më të mëdha të historisë shqiptare. Në këtë afërsi kishte vetëm një marrëdhënie pune ishte edhe përjetimi nga afër i një epoke dhe i një njeriu që kishte lidhur emrin e tij përgjithmonë me Pavarësinë.Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Ali Asllani u bë pjesë e përpjekjes për kthimin e eshtrave të tij nga Kanina dhe për t’i dhënë Vlorës një vend ku kujtimi i Plakut të saj të mbetej i gjallë. Kështu lindi edhe ajo hapësirë përkujtimore që qyteti e njeh dhe e ruan edhe sot.Aty, në atë lulishte ku kujtesa e historisë takohet me gjelbërimin dhe qetësinë e qytetit, skulptori Odise Paskali gdhendi figurën e Flamurtarit. Guri dhe bronzi u bënë dëshmitarë të një historie që nuk duhej harruar. Dhe pas kësaj historie qëndron edhe një emër tjetër. Ali Asllani, njeriu që e kishte njohur nga afër Ismail Qemalin dhe që punoi që kujtimi i tij të kishte një vend në Vlorë.
Prandaj, kujtimi i tij nuk i përket vetëm letërsisë. I përket edhe historisë së qytetit. Dhe pikërisht këtu qëndron kuptimi i kësaj shtatoreje. Ajo nuk do të ngrihej vetëm për të nderuar poetin. Do të ngrihej për të nderuar qytetarin, kryetarin e bashkisë, diplomatin dhe njeriun që e mbajti Vlorën në zemër. Do të ishte një monument që do t’u fliste edhe atyre që nuk e kanë lexuar ende Ali Asllanin.

Ndoshta kjo është arsyeja pse një shtatore e Ali Asllanit do të kishte një kuptim të veçantë pikërisht në Vlorë. Sepse qyteti nuk do të vendoste thjesht një bronz në një shesh. Do të vendoste aty një copëz të kujtesës së vet. Do të rikthente në hapësirën publike poetin që e këndoi Vlorën, qytetarin që i shërbeu asaj dhe njeriun që u gjend pranë figurave themelore të historisë së saj.Një qytet nuk jeton vetëm nga ndërtesat që ndërton. Ai jeton edhe nga kujtimet që di të ruajë. Dhe Ali Asllani është një prej atyre kujtimeve që Vlora nuk duhet t’i lërë vetëm në faqet e librave.
2.Përveç veprës së tij letrare dhe gjurmës që la në jetën qytetare të Vlorës, kujtimi i Ali Asllanit është ruajtur edhe në vendet me të cilat ai lidhet më drejtpërdrejt.Përveç vargjeve që kanë mbetur në letërsinë shqipe, kujtimi i Ali Asllanit ka gjetur vend edhe në hapësirat e tokës ku ai u rrit shpirtërisht dhe ku emri i tij vazhdon të përcillet nga një brez te tjetri. Në Kotë, një qytezë e vogël e Labërisë, buzë Shushicës, shkolla e mesme mban emrin e tij: “Ali Asllani”. Pranë saj është vendosur edhe një bust prej allçie I Z.Alizotit. Është një shenjë e thjeshtë, por domethënëse. Çdo mëngjes, emri i poetit u del përpara nxënësve, një kujtesë se dikur, nga kjo trevë, doli një njeri që do ta kthente jetën, dashurinë dhe Vlorën në poezi.Por kujtesa për të është edhe më e afërt në Vajzë. Atje, në vendin e lidhur me origjinën familjare të Ali Asllanit, është ngritur një bust prej bronzi. Bronzi ka diçka të përhershme. Ai nuk është më vetëm një kujtim që ruhet në mendjen e njerëzve, por një figurë që qëndron në hapësirë dhe i reziston kohës.
Kështu, në Labëri, Ali Asllani gjendet në disa forma të kujtesës publike.Në luginë të Shushicës ka emerin e tij gjimnazi. NJë bustin pranë shkollës dhe në bronzin e shtatores në Vajzë. Janë shenja që dëshmojnë se poeti nuk ka mbetur vetëm në faqet e librave. Ai vazhdon të jetojë edhe në hapësirat ku njerëzit e kësaj treve e ndiejnë veten të lidhur me të.
Dhe kjo lidhje ka një domethënie të veçantë. Sepse Ali Asllani ishte vetëm një poet që shkroi për Vlorën. Ai ishte edhe kryetar i Bashkisë së saj, një njeri që i shërbeu qytetit dhe që e përjetoi nga afër jetën e tij publike. Prandaj mungon ende një shenjë e tillë në vetë qytetin ku ai drejtoi bashkinë, ku la gjurmë dhe ku Vlorën e bëri pjesë të përhershme të poezisë së tij.
Pikërisht këtu merr kuptim propozimi për një shtatore të re të Ali Asllanit në Vlorë. Nuk do të ishte thjesht një monument tjetër në qytet. Do të ishte një rikthim i poetit në hapësirën qytetare ku ai dikur shërbeu si kryetar bashkie dhe ku emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me historinë dhe kulturën e qytetit. Një shtatore në Vlorë do ta plotësonte këtë kujtesë të shpërndarë mes Vajzës, dhe qytetit të Flamurit. Do të ishte një urë mes vendit të origjinës, vendit ku emri i tij është trashëguar te brezat dhe qytetit ku ai punoi e shkroi. Sepse një poet që e deshi kaq shumë një qytet, meriton të ketë edhe një vend të tijin në atë qytet. Dhe ndoshta, një ditë, banorët dhe vizitorët e Vlorës do të mund ta shohin Ali Asllanin jo vetëm në vargjet që i kushtoi qytetit, por edhe të ulur apo në këmbë në një shesh të tijin,.Dhe kjo është një kujtim i gjallë i një kohe, i një poeti dhe i një qytetari që i shërbeu Vlorës.
Monumentet e vërteta nuk janë vetëm ato që qëndrojnë mbi piedestal. Janë ato që arrijnë të mbajnë gjallë një emër.Ali Asllani e shkroi Vlorën në vargje.Tani i takon Vlorës t’i japë atij një vend të denjë në historinë dhe kujtesën e saj.
3.Kështu, në këto anë të Labërisë, Ali Asllani nuk është larguar. Ai është ende aty. Në emrin e një shkolle, në fytyrën e bronztë të bustit, në kujtimet e njerëzve dhe në atë peizazh të njohur ku lumi Shushicë vazhdon rrjedhën e vet.Dhe ndërsa në varret publike koha ka marrë me vete shumë prej atyre që e kanë njohur e kujtuar poetin. Ali Asllani nuk ishte një kalimtar i zakonshëm në historinë e qytetit. Ai ishte kryetari i bashkisë së Vlorës, njeriu që punoi për të dhe që e njohu qytetin jo vetëm nga dritaret e zyrave, por nga jeta e tij e përditshme. Mbi të gjitha, ishte poeti që e mbajti Vlorën brenda vetes. Ai e pa qytetin me syrin e njeriut që e donte dhe më pas e ktheu atë dashuri në vargje.Prandaj një shtatore e tij në Vlorë nuk do të ishte thjesht një vepër skulpturore. Do të ishte një rikthim simbolik. Poeti do të kthehej aty ku dikur shërbeu si kryetar bashkie, aty ku jetoi një pjesë të historisë së vet dhe aty ku qyteti u bë pjesë e përjetshme e poezisë së tij.Do të ishte sikur Vlora t’i thoshte pas kaq shumë vitesh: “Nuk të kemi harruar.”
Sepse qytetet kanë kujtesën e tyre. Disa njerëz i mbajnë në libra.Disa në emrat e rrugëve.Disa në fotografi. Por figurat që kanë lënë gjurmë të thella meritojnë edhe një vend ku kujtimi i tyre mund të shihet, të preket dhe t’u përcillet breznive.Ali Asllani e ka vendin e tij të merituar në letërsinë shqiptare. Por një vend i mungon ende.Ai duhet të jetë një shesh i Vlorës ku poeti dhe kryetari i saj të mund të qëndrojë përballë qytetit që aq shumë e deshi.Dhe nëse një ditë shtatorja e do të ngrihet në një nga lulishtet e ajo nuk do të jetë vetëm një figurë.Do të jetë një takim i vonuar mes poetit dhe qytetit të tij.
3.Disa vjet më parë skulptorit vlonjat Zeqir Alizoti prej kohësh i kishte lindur dëshira për të sjellë në bronz figurën e poetit lirik dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit. Nuk ishte thjesht një ide për të realizuar një vepër skulpturore. Ishte një përpjekje për t’i dhënë trup një figure që deri më sot ka jetuar kryesisht nëpër vargje, në kujtesën e qytetit dhe në faqet e letërsisë.Z.Alizoti, skulptor vlonjat me origjinë nga Çamëria, duket se e ka parë Ali Asllanin si poet, por edhe si një personalitet të lidhur ngushtë me historinë e Vlorës. Në duart e tij, poeti nuk vjen si një figurë e largët e së shkuarës, por si një njeri që sapo ka lënë fletën e bardhë dhe po del drejt qytetit të vet.Skulptori aso kohe e solli edhe maketin e shtatores së Ali Asllanit. Punimi e paraqet poetin në këmbë, me kapelen në njërën dorë dhe në tjetrën një bllok shënimesh. Ky detaj i vogël i jep veprës një ndjeshmëri të veçantë. Blloku të kujton fletoret ku poeti mund të ketë hedhur vargjet e tij, ndërsa kapelja i jep figurës atë elegancë qytetare që lidhet me kohën dhe personalitetin e tij.Në këtë shtatore duket se skulptori ka dashur të bashkojë poetin me qytetarin. Dhe njeriun e vargut me njeriun e administrimit të qytetit. Atë që shkroi për Vlorën me atë që dikur punoi për të. Bronzi bëhet kështu një tjetër gjuhë për të treguar historinë e poetit,pushtetar.Dhe kur shohim këtë figurë të poetit, me bllokun në dorë, mendimi shkon vetvetiu te vargjet e tij për Vlorën. Sepse ndoshta nuk mund të gjendet një shprehje më e bukur për lidhjen e Ali Asllanit me qytetin sesa vetë fjala e tij poetike.Dhe këto vargje drithëronjëse mundntë gdhendeshin në shtatore „
Gjezdisa Europën, gjezdisa Azinë,
Gjer tek Molla e Kuqe, vajta gjer në Kinë,
E me re të bardha, dhashë edhe mora,
Hazinera gjeja, kur më hante dora,
E me re të bardha, mora dhe dhashë,
Porsi Vlorën time, një qytet nuk pashë…
Janë vargje që sot, të lexuara përballë shtatores së propozuar, marrin një tingull tjetër. Sepse poeti që udhëtoi nëpër botë, që pa Europën, Azinë e largësi të tjera, në fund e gjeti masën e dashurisë së tij te qyteti i vet.Ndoshta pikërisht ky është edhe kuptimi më i thellë i shtatores që ka menduar Zeqir Alizoti.Mirëpo ai prorpozi i hedhur vite mkë parë q ëka kaluar në heshtje anuk mund ti t’i rikthejë Vlorës, në bronz, njeriun që e mbajti atë qytet në zemër dhe e la të pavdekshëm në vargje.Por një vepër arti nuk përfundon atëherë kur skulptori heq duart nga balta nga modeli. Ajo përfundon vetëm kur gjen vendin ku do të jetojë dhe kur bëhet pjesë e kujtesës së përbashkët. Për këtë shtatore, vendi natyror është Vlora.Ky projekti ju propozua bashkisë vite më parë . Mirëpo kryetari një mjek nuk ishte aq shumë dashmirës dhe duket u harrua edhe projekti dhe dokumentari që realizoi ,për poetin Petrit Ruka. Është një çështje që lidhet me mënyrën se si një qytet e vlerëson të kaluarën e vet dhe sa përgjegjësi ndien për njerëzit që i kanë shërbyer.Vlora është një qytet,por kujtesa etij nuk janë vetëm rrugë, ndërtesa, sheshet dhe betoni. Një qytet është edhe kujtesa e njerëzve që kanë kaluar nëpër të. Është zëri i tyre, gjurmët e tyre, veprat e tyre dhe ajo që kanë lënë pas. Kur një qytet i harron këto, humbet shumë nga shpirti i vet… Ali Asllani i dha Vlorës diçka që nuk matet me sipërfaqe, buxhete apo ndërtime. Ai i dha fjalën poetike. E mori qytetin e tij dhe e vendosi në vargje. E bëri Vlorën pjesë të një kujtese që nuk njeh kufij kohorë. Por ai i dha qytetit edhe punën e qytetarit. Si kryetar i Bashkisë së Vlorës, u përpoq të ndërtonte e të përmirësonte qytetin. Ishte pjesë e një kohe kur Vlora po kërkonte të formësonte fytyrën e saj moderne. Prandaj, kujtimi i tij nuk i përket vetëm letërsisë. I përket edhe historisë së qytetit. Dhe pikërisht këtu qëndron kuptimi i kësaj shtatoreje. Ajo nuk do të ngrihej vetëm për të nderuar poetin. Do të ngrihej për të nderuar qytetarin, kryetarin e bashkisë, diplomatin dhe njeriun që e mbajti Vlorën në zemër. Do të ishte një monument që do t’u fliste edhe atyre që nuk e kanë lexuar ende Ali Asllanin. Një fëmijë do të kalonte pranë saj, do të pyeste se kush është ky njeri me kapelen në dorë dhe me bllokun e shënimeve, dhe dikush do t’i tregonte historinë e tij. Kështu fillon kujtesa. Jo gjithmonë në libra. Ndonjëherë ajo fillon nga një shtatore. Është një investim në kujtesën kulturore të Vlorës. Një qytet që ndërton monumente për njerëzit e vet, në të vërtetë ndërton ura midis brezave. Ali Asllani ka bustin e tij në Vajzë. Emri i tij është në shkollën e mesme të Kotës. Kujtesa e tij jeton në Labëri. Por në Vlorë, qytetin ku ai shërbeu si kryetar bashkie dhe të cilin e deshi aq shumë, mungon ende një shenjë e tillë.Ndoshta koha ka ardhur.Të mos mbetet një ide e bukur . Ajo tashmë është krijuar. Ka marrë fytyrë. Ka marrë qëndrim. Ka marrë shpirtin e një poeti.I duhet vetëm një vend në qytetin e tij.Dhe kur një ditë Ali Asllani të qëndrojë në një nga sheshet e Vlorës, përballë qytetit që aq shumë e deshi, nuk do të jetë më vetëm një shtatore. Do të jetë një takim i vonuar mes një poeti dhe qytetit të tij.Ndoshta kalimtarët do të ndalen. Ndoshta dikush do të lexojë disa vargje. Dhe atëherë bronzi do të ketë kryer misionin e tij: do të ketë filluar të flasë. Sepse monumentet e vërteta nuk janë vetëm ato që qëndrojnë mbi piedestal. Janë ato që arrijnë të mbajnë gjallë një emër.Ali Asllani e shkroi Vlorën në vargje.Tani i takon Vlorës t’i japë atij një vend të denjë në historinë dhe kujtesën e saj.






















