Prof.Dr. Artan Shyti: Medaljet e mundësave, jo kapak bronxi për hallet e sportit

123
Sigal

“PARIS 2024” / Prof.Dr. Artan Shyti sjell analizën e tij për paraqitjen e garuesve shqiptarë në Olimpiadë

Agron KAJA

Lojrat Olimpike Botërore Verore “Paris 2024” e ulën siparin. Nga 26 korriku e deri më 11 gusht 2024, në 329 disiplina sportive garuan rreth 10.714 sportistë nga 206 vënde të Botës. Ndërkohë që Shqipëria u përfaqësua me 8 sportistë, 4 të kualifikuar dhe 4 me ftesa, ku te të kualifikuarit spikatën dy mundësit: Islam Dudaev në peshën 65 kg dhe Çermen Aliev në peshën 74 kg. Por përpos medaljeve të bronxëta që dy mundësit me meritë i fituan, propaganda po “tërheq” më shumë vëmëndje. Për gjithçka që afron ky ambient, Prof.Dr Artan Shyti e thellon në analizën e tij me detaje. “Medalja olimpike, pa dyshim që është një arritje shumë e rëndësishme për sportin e një vendi. Në një aktivitet shumë dimensional siç është Olimpiada, medalja në një sport të veçantë merr një simbolikë edhe më të gjerë. Më konkretisht, një medalje në Kampionatin Botëror të një sporti, megjithëse praktikisht ka të njëjtën vlerë sportive klasifikuese siç ka e njëjta medalje në Lojrat Olimpike, nuk ka të njëjtin impakt. Sepse medalja olimpike krijon një barazi vlerash. Medalja e një sporti jo të rëndësishëm, është e barabartë me medaljen e një sporti shumë më të rëndësishëm. Dhe kjo jo vetëm për efekt klasifikimi të përgjithshëm”, kështu e nisi analizën e tij Prof.Dr. Artan Shyti, I cili më pas shprehet edhe për nuancat që përmban reagimi pas dy medaljeve të bronxëta të fituara nga dy mundësit rusë të natyralizuar shqiptarë. “Ndaj Shqipëria sportive, megjithëse ka medalje botërore në disa sporte, e përjetoi me shumë entuziazëm marrjen e dy medaljeve të bronxta në Mundjen e lirë. Tashmë “obsesioni” i mos pasjes së një medalje olimpike u kalua dhe kjo për meritë të një levizjeje të zgjuar taktike të natyralizimit të tre mundësave cilësorë nga shtetas rus në shtetas shqiptarë. Bravo ata që e ideuan dhe realizuan këtë veprim! Marrja e medaljeve, patjetër që do të kishte një reagim të gjerë dhe natyrshëm, ashtu siç ndodh rëndom, ky reagim ka brenda nuanca shumëllojëshe. Ka gëzim legjitim, ka, normale kur je në Shqipëri, edhe xhelozira sportive e jo sportive. Janë të gjitha të kuptueshme por jo të gjitha 100% të pranueshme. Askush nu ia heq të drejtën e prononcimit kujtdo që ka një hapësirë mediatike e publike dhe sot, këtë të drejtë e ka kushdo. Por mirë do të ishte që të mbizotëronte gëzimi, optimizmi, krenaria. Sepse jemi akoma në fazën e përjetimit pozitiv të këtij momenti historik”. Po si i mendon këto medalje Prof. Shtyti? “Medaljet e marra me vlerën e tyre të paçmuar, nuk duhet të fshehin problematikat dhe gjërat që duhen përmirësuar. Ato janë të rëndësishme, por po aq të rëndësishme janë edhe problematikat që shoqërojnë sportin elitar. Ato duhen trajtuar e zgjidhur në mënyrë që të vazhdojmë të marrim të tjera medalje edhe në sporte të tjera. Medaljet e marra shkëlqejnë si ar në gjoksin e mundësave, por nuk duhet të jenë kapak bronxi për problemet e gjithë sportit shqiptar”. Dhe si për ta ulur në gjunjë propagandën politike të këtyre dy medaljeve, Prof.Dr. Artan Shtyti ka edhe një porosi, sa sportive, aq edhe me tingëllim real në këtë situatë. “Natyrisht do të kishim e do të kemi kohë për analiza më të ftohta e më objective, sepse ka shumë për të analizuar e studiuar në këtë përfaqësim të Shqipërisë në këto Lojra Olimpike. Nuk duhet të ndodhte as politizimi i tepruar “pozitiv”, e larg qoftë ai negative, sepse medaljet janë të Shqipërisë. Janë ngjarje kulmore pozitive sportive dhe si të tilla duhen trajtuar momentalisht. Pastaj, në kohën e duhur duhet të ulen bashkë, ata që dinë dhe dhe ata që munden, larg kamerave dhe protagonizmave të merituara apo jo, për ta analizuar realisht përfaqësimin tonë në këtë Olimpiadë”.

MUNDËSIT MEDALISTË

Islam Dudaev

Garoi në peshën 65 kg në Mundjen e Lirë, arriti deri në finale për tërheqie nga gara të mundësit amerikan. Morri Medalje Bronxi pasi me pikë 13-12 fitoi me mundësin hungarez Ismail Musukaev

Çermen Valiev

Garoi në peshën 74 kg në Mundjen e Lirë, arriti deri për Medalje Bronxi pasi fitoi me 12-2 ndaj rusit neutral Kadzimahamedau. Me mundësin Viktor Rassadin të Taxhikistanit fitoi ndeshjen me pikë 6-2

Tashmë “obsesioni” i mos pasjes së një medalje olimpike u kalua, dhe kjo për meritë të një levizjeje të zgjuar taktike të natyralizimit të tre mundësave cilësorë,  nga shtetas rusë në shtetas shqiptarë. Bravo ata që e ideuan dhe realizuan këtë veprim

Sportistët shqiptarë  në “Paris 2024” TË KUALIFIKUAR

Luiza Gega          Atletikë

3000 m/p              9’27”.41

Vëndi 9 në bateri-Renditja

Zelim. Abakarov M. Lirë

57 kg Eleminim-Raundi 2

*Islam Dudaev    M. Lirë

65 kg Medalje Bronxi

*Çermen Valiev   M. Lirë

74 kg Medalje Bronxi

ME FTESA       

Franko Burraj     Atletikë

100 m                   10”66

Vëndi 8-Renditja 72

Kaltra Meça         Not

200 m St Lirë        2’12”21

Vëndi 4-Renditja 27

Grisi Koxhaku    Not

100 m St. Lirë       52”32

Vëndi 5-Renditja 62

Manjola Konini   Qitje

10 m Pistoletë Ajër / 43

25 m Pistoletë Ajër / 37

DY MEDALJE OLIMPIKE

Në historinë shqiptare të pjesëmarrjes në Lojra Olimpike Verore, që nga viti 1972 në Mynih dhe deri në Paris 2024, Shqipëria për herë të parë fiton medalje. Por këtë herë, edhe pse ato i përkasin Shqipërisë, individualisht janë me origjinë ruse, pasi të dy mundësit, Valiev e Dudaev janë të natyralizuar si shqiptarë.

HISTORIA E PAMPURIT

Të thënat e gazetarisë që nuk njeh historinë, e bënë Ymer Pampurin medalist olimpik. Më 29 gusht 1972 në Mynih të Gjermanisë, Ymer Pampuri nuk ka dalë Kampion apo Nënkampion Olimpik. Ai u rendit në vëndin e 9-të në këto Lojra Olimpike, ndërsa hstoria ka emra të tjerë të renditur më mirë se ai.